Shqipëria

Gjithë shkrimet në mediat e huaja dhanë efekt: Mijëra turistë në Shqipëri për festa

25 Dhjetor 2017

Gjithë shkrimet në mediat e huaja dhanë efekt: Mijëra

Përgjatë verës, Vogue, Conde Nast Traveler në spanjisht dhe The Economist, u dedikuan shkrime Tiranës. Të tre revistat u mahnitën nga qyteti, ndërthurja e të kaluarës komuniste me modernen dhe të gjithë thanë njëzëri: Tirana ia vlen të vizitohet.

Brenda 48 orëve të fundit, më shumë se 11 mijë turistë hynë në Shqipëri, sipas Tirana Post. 11,346 turistë nga vende të ndryshme, organizuar në mënyra të ndryshme, me destinacione të ndryshme.

Gjithë shkrimet në mediat e huaja dhanë efekt: Mijëra

Ose shkrimet në mediat e huaja ishin shumë të suksesshme dhe turistët ua vunë veshin, ose rastësisht 11 mijë njerëz vendosën të kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri. Korrelacioni i parë ngjan më realist.