Mesazh në makeup: Blogerja ua jep ballit gjithë atyre që i thanë të vriste veten
4 Janar 2018
“Në 2017-ën, më quajtën “derr”, “e shëndoshë”, “e shëmtuar”, “përbindësh”... Më thanë se duhet të vras veten prej pamjes sime të jashtme.”
Nabela, një blogere bukurie shumë popullore në Instagram, vendosi të realizojë një makeup tutorial të pazakontë, për të dhënë një mesazh të fuqishëm. Pasi ra pre e bulizmit në internet, Nabela nuk do të shikojë askënd të vuajë siç ka vuajtur vetë, do që vajzat të ndihen mirë me veten, sido që të duken.
Ajo shkruajti: “fat” (e shëndoshë) dhe “pig” (derr) me makeup të errët në faqet, për të krijuar bazën e konturimit. Pas kësaj, u hoqi vizën këtyre frazave dhe i mbuloi me frazën: “Unë e dua veten”, të shkruar me makeup të bardhë. Në fund, të gjitha këto i shkriu me njëra-tjetrën.
Teksa grimohej, Nabela u përlot. Talljet në internet e kanë lenduar tejmase. Sot, ajo ka gjetur vetëbesimin si edhe dashurinë e partnerit, por s’ka qenë aspak e lehtë.
“Shpejt, mësova se njerëzit e lumtur nuk shprehin urrejtje. Dhe që lumturia nis nga dashuria për veten.
Tani, vajza që shikoj në pasqyrë është e bukur edhe pa makeup, qofsha masa small apo ekstra large.”, shkruan ajo në Instagram.