Anabel Dossier

Mesazhe, telefonata, takime: Zbulohet lidhja mes princeshë Diana-s dhe këngëtarit!

5 Janar 2018

Mesazhe, telefonata, takime: Zbulohet lidhja mes princeshë Diana-s dhe

Në librin biografik të shkruar për George Michael "Freedom: The Ultimate Tribute 1963-2016", ndër të tjera është zbuluar lidhja e ngushtë që këngëtari ka patur me princeshë Diana-n. Pas një takimi të rastësishëm gjatë një eventi në Londër mes Michael dhe Lady Diana-s nisi një marrëdhënie shumë e ngushtë.

Thuhet se ata shkëmbenin mesazhe, telefonata dhe takime intime me njëri-tjetrin.

Mesazhe, telefonata, takime: Zbulohet lidhja mes princeshë Diana-s dhe

Përpos të tjerave, princesha duket se i ka rrëfyer atij çfarë e besdiste nga familja mbretërore dhe martesa e saj me Charles, duke i thënë se do të largohet me çdo kusht prej asaj familjeje.

Ylli i pop-it ka lënë të kuptohet se lidhja mes tyre ka qenë më shumë se miqësi, duke deklaruar hapur se princesha e tërhiqte.

Gjithsesi, pavarësisht asaj që i bashkonte, George gjatë një interviste ka pohuar se të flinte me princeshë Diana-n do të ishte gjest me pasoja katastrofike.

Burimi: Daily Mail