Instagramming

Vjen në jetë Luxifer, fëmija shqiptar me një baba dhe dy nëna

6 Janar 2018

Vjen në jetë Luxifer, fëmija shqiptar me një baba dhe dy

Ish-Miss Shqipëria Egla Harxhi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Djali, fëmijë i saj dhe artistit Ale de Baseville, u quajt Luxifer, emri që prindërit kishin vendosur t’i vinin muaj përpara se të lindte.

Vjen në jetë Luxifer, fëmija shqiptar me një baba dhe dy

Lajmin e dha në Facebook Ale, i cili postoi një foto të shkrepur në maternitet, duke shkruar:

“Luxiferi lindi”

Ale dhe Egla bashkëjetojnë edhe me një vajzë, Aleksian, e cila siç janë shprehur, plotësoi trekëndëshin e tyre dhe tani, përjetojnë një menage-a- trois që do të thotë: një bashkëjetesë treshe që sot, iu shtua edhe një pjestar i ri.

Siç është shprehur Egla, Luxiferi do të ketë dy mama, sepse të dyja janë pjesë e së njëjtës marrëdhënie.

Vjen në jetë Luxifer, fëmija shqiptar me një baba dhe dy

Ata kanë zgjedhur Libofshën e Fierit si vendin ku do të jetojnë, që sipas Ale de Baseville, që ka thënë se ka gjak fisnik, do të kthehet në “Principatën e Libofshës”.

Janë përfolur shumë për emrin që i kanë zgjedhur fëmijës, por siç kanë shpjeguar, emri “Luxifer” nuk është emri i një shpirti të lig, pasi Luçiferi ka qenë ëngjëll përpara se të bëhej djall dhe emri ka kuptimin: “sjellës i dritës”.