Social Buzz

Njohje online: 6 mënyra si të dukeni interesantë gjatë bisedave të para

12 Janar 2018

Njohje online: 6 mënyra si të dukeni interesantë gjatë

Një pjesë e mirë e njohjeve apo lidhjeve bëhen falë rrjeteve sociale apo aplikacioneve të posaçme.

Njohje online: 6 mënyra si të dukeni interesantë gjatë

Të gjithëve na kanë irrituar pyetjet e zakonshme “Ku studion?” dhe “Me ça merresh në jetë?”, madje arrin deri aty, sa nuk krijojmë më lidhje të reja sepse thjesht s’kemi më nerva t’ia nisim me “Çkemi, ça bën”.

Që të mos dukeni i/e zakonshme ne do t’ju ndihmojmë me disa pyetje që mund të thyejnë akullin midis jush.

Njohje online: 6 mënyra si të dukeni interesantë gjatë

Që të shmangni fjalinë acaruese: Më fol për veten, mund t’i kërkoni personit t’ju tregojë historinë e jetës përmes 5 emoji- ve. Është argëtuese, interesante dhe kështu shikoni sa i/e zgjuar deri diku është.

Njohje online: 6 mënyra si të dukeni interesantë gjatë

Hiqni dorë nga “Çfarë të pëlqen të dëgjosh” dhe pyeteni: Kush është kënga më skandaloze që ia di të gjitha fjalët një për një? Kështu nis pak gallatë midis jush.

Njohje online: 6 mënyra si të dukeni interesantë gjatë

Kush është dhurata më e keqe që ke marrë ndonjëherë? Ai/ ajo do të nisë t'ju tregojë ndërkohë që t’i sheh se çfarë i pëlqen dhe vlerëson.

Njohje online: 6 mënyra si të dukeni interesantë gjatë

Që të mos filloni me listën tipike të ushqimeve që hani, tregohu pak kreativ/e. Pyete përshembull : Jam në dyqan, çfarë të marr për ty?

Njohje online: 6 mënyra si të dukeni interesantë gjatë

Dhe në qoftë se akulli është krisur, se i bëni një pyetje “të thellë”, s’bëni keq. Çfarë të ka bërë të ndihesh më shumë se kurrë krenar/e për veten?

Njohje online: 6 mënyra si të dukeni interesantë gjatë

Oh po, edhe diçka. Nëse po vdisni të hyni pak më shumë në intimitet me të, mos t’ju dëgjojmë të thoni “Po shtrihesh ti? Të vij dhe unë me ty?” Jo dhe jooo! Thoni ç’të doni vetëm këtë jo.