Fletore Kinemaje

Nëse doni të kuptoni politikën shqiptare, duhet të shihni vetëm këto seriale

22 Janar 2018

Nëse doni të kuptoni politikën shqiptare, duhet të shihni

Të dielën mbrëma, aktorët më të njohur në Hollywood u mblodhën në ceremoninë e Screen Actors Guild Awards, ose shkurt SAG Awards. Zakonisht, produksionet fituese të çmimeve SAG përzgjidhen për t’u nominuar për Oscar, e pse jo, për të fituar.

Përveç filmave dhe serialeve që pamë fitimtarë në ceremoni të tjera çmimesh, një më ra në sy. Veep u shpall  seriali më i mirë komedi, me performancën më mbresëlënëse nga gjithë aktorët kryesorë. Gjithashtu, Julia Louis-Dreyfus fitoi çmimin e performancës më të mirë nga një aktore në një serial komedi.

Nëse doni të kuptoni politikën shqiptare, duhet të shihni

Veep flet për një zëvendës presidente, Selina Meyer, dhe stafit të saj. Nuk e dimë në ç’parti bën pjesë apo për ç’ideale qëndron, por në fund të fundit asnjë nga këto s’ka rëndësi sepse në lojën e politikës, vlerë kanë prapaskenat.

Humori është i mprehtë, aktrimi i shkëlqyer dhe skenari tejet realist. Duket sikur skena politike amerikane të shpaloset para syve dhe në pak minuta kupton pse politikanët sillen ashtu si sillen. Për të rënë në sy për mirë tek zgjedhësit, sigurisht, që të zgjidhen sërish.

Nëse doni të kuptoni politikën shqiptare, duhet të shihni

Nëse jeni nga ana tjetër e spektrit dhe preferoni drama, s’mund t’ju rekomandoj më fort House of Cards. Po njësoj do të futeni në brendësi të skenës politike amerikane, por nga një këndvështrim më serioz, më të ashpër.

Ngjarjet rrotullohen rreth Frank Underwood dhe gruas së tij, Claire. Presidenti i sapozgjedhur i premtoi Frank se do ta emëronte Sekretar Shteti, por nuk e bëri. Këtu nis hakmarrja e Frank dhe Claire. Të dy ngjisin shkallët drejt presidencës duke vrarë dhe manipuluar këdo që i pengon.

Nëse doni të kuptoni politikën shqiptare, duhet të shihni

Veep ka gjashtë sezone me nga 25 minuta për episod dhe këtë vit pritet të dalë sezoni i shtatë dhe i fundit. House of Cards ka pesë sezone dhe gjatë xhirimeve të të gjashtit iu desh të ndërronte rrjedhë pasi protagonisti, Kevin Spacey u akuzua për ngacmim seksual nga një sërë aktorësh.

Politika amerikane nga ajo shqiptare, apo nga ajo e çdo shteti në fakt, nuk ka shumë dallim. Mjafton të kuptosh rregullat e lojës dhe për habi, të jesh politikan është thjesht një zanat.