Oscar-ët janë një maratonë e avashtë, shumë e avashtë. Siç historia ka treguar, produksionet fituese nuk zgjidhen nga hiçi, por nga lista e fituesve të ceremonive të mëparshme të çmimeve.
Pas Golden Globes, Critics’ Choice Awards dhe SAG Awards, mund të hamendësojmë të sigurtë fituesit e Oscar-ëve.
Çmimin e aktorit më të mirë me siguri do ta rrëmbejë Gary Oldman, për rolin e tij në “The Darkest Hour” si lideri britanik, Winston Churchill. “The Darkest Hour” fare mirë mund të jetë filmi më i mirë i vitit që shkoi.
Aktorja më e mirë besojmë se do të shpallet Frances McDormand, pas fitoreve të njëpasnjëshmë në ceremonitë e lartpërmendura. Filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” është gjithashtu një pretendent i fortë për të marrë çmimin e filmit më të mirë.
Çmim i aktorit më të mirë dytësor presim t’i shkojë Sam Rockwell për rolin e tij në “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”. Ndërsa aktorja më e mirë dytësore presim të shpallet Allison Janney e “I, Tonya”.
Të tjerë pretendentë të statujës së artë janë “The Post”, “The Shape of Water”, “Call Me by Your Name” dhe “Dunkirk”.