Top List

Sondazh: Çfarë mendoni se nuk shkon me mediat online në Shqipëri?

28 Janar 2018

Sondazh: Çfarë mendoni se nuk shkon me mediat online në

Ndodh që lexojmë tituj politikë që ngjajnë shumë të rëndësishëm, që duket sikur kanë peshë, e pavarësisht kësaj nuk e kuptojmë ndikimin që kanë në jetët tona. Si për shembull vetingu, apo zgjedhja e Kryeprokurores. Të dyja janë në fokus të mediave, por ne si lexues, s’e kuptuam kurrë tërësisht pse duhet të interesohemi për to. Në fjalët e Ezra Klein, themelues i Vox.com, këto janë perimet e gazetarisë: lajme që duhet t’i lexojmë, por nuk i hapim kurrë. Fajin për këtë mosinteresim e ka shkruesi, gazetari. 

Lajmet që lexojmë, sepse dinë të na tërheqin, janë ato me tituj sensancional, të ekzagjeruar. Ndonjë ‘tronditëse’, ose ‘e tmerrshme’ paraprin shkrimin. Të tillë tituj Papa Françesku i deklaroi mëkat, por ç’rëndësi ka kjo.

Shpeshherë këto lajme me tituj karrem (clickbait) rrotullohen rreth trupave të grave ose jetëve të tyre seksuale. Lakuriqësia dhe trajtimi i grave si objekt që nga faqe që s’i njeh njeri e deri tek mediat më të respektueshme në vend, është ndoshta tipari më i përhapur. Si një tumor gjithnjë e në rritje.

Për t’iu rikthyer fillimit, mbulimi i ndodhive politike në vend mund të jetë fare mirë i njollosur me qëndrime personale të shkruesit, apo me ndikimin politik në rrjetin mediatik. Gazetarët mund të jenë të paanshëm, por publiku është i bindur për të kundërtën, edhe pse mund të mos ketë prova për këtë.

Përtej aktualitetit, ne si lexues konsumojmë edhe shkrime kreative, opinione apo kontent origjinal dhe ndoshta ndihet mungesa e këtyre.

Votoni në sondazh duke klikuar shigjetën për lart pranë aspektit/eve që ju mendoni se nuk shkojnë me mediat online në Shqipëri.