Maska për fytyrë dhe flokë

Përzierja vajore ideale për flokë si të Raperonzolës që mund të bëni vetë në shtëpi

28 Janar 2018

Përzierja vajore ideale për flokë si të Raperonzolës

Nëse ju kanë zënë sytë disa vajra që shiten nëpër Instagram e Facebook, dhe që njerëzit betohen që bëjnë mrekulli, madje ka dhe foto para pas me rezultate drastike që e provojnë, dijeni që nuk janë asgjë më shumë sesa një përzierje vajore, që mund ta bëni edhe ju vetë në shtëpitë tuaja. Shkoni në farmacinë më të afërt apo në pikat që shesin vajra e produkte të ndryshme organike dhe blini disa vajra esencialë, që do të përmirësojnë ndjeshëm dhe dukshëm cilësinë e flokut tuaj. 

Gjithçka ju duhet është:

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle vaj kokosi i ngrohtë

2 lugë gjelle vaj bajameje

1 lugë vaj esencial rozmarine

1 lugë vaj esencial shege

1 lugë vaj esencial kastori

1 lugë vaj jojobe

Përzierja vajore ideale për flokë si të Raperonzolës

Përzieni përbërësit e mësipërm në një shishe të vogël dhe quajeni atë maskën tuaj të përjavshme të flokëve. Aplikojeni në flokë të njomë ose të thatë, në rrënjë dhe maja dhe mbajeni gjatë gjithë natës, ose për disa orë gjatë ditës. Edhe nëse dilni, mjafton t’i mblidhni flokët në një topuz siç bën Gigi Hadid apo Bella dhe askush nuk do ta kuptojë.

Vajrat esencialë kanë përqëndrim të lartë të bimës nga ku janë marrë dhe janë mjaft të fuqishëm. Ndihmojnë në stimulimin e rrënjëve të flokut për të ndihmuar në rritjen e tij më të shpejtë dhe parandalojnë rënien. Rrisin volumin, shkëlqimin dhe flokët do duken më të gjallë, të fortë dhe të mëndafshtë në prekje. Shumë shpejt të gjithë do t’ju pyesin se ç’formulë keni.