Nëse përdorni rrjete sociale, me siguri e keni vënë re promovimin e uthullës së mollës nga faqe të ndryshme. Nga rregullimi i metabolizmit, deri tek sheshimi i barkut, të sqarojmë njëherë e mirë legjendat dhe të vërtetat e uthullës së mollës, që po, duhet të jetë gjithmonë në kuzhinën tuaj.
1. Përdoreni për të shpëlarë flokët
Por sigurohuni që të jetë e holluar me ujë. Njerëzit betohen se uthulla e mollës si balsam është zgjidhja më e mirë për flokë të mëndafshtë dhe me shkëlqim. Provoni të përzieni shampon me sodë buke, dhe pastaj të shpëlani flokët me uthullën e mollës. Përdorimi i uthullës për flokët do të balancojë Ph dhe ndryshimi ka për të qenë i dukshëm.
2. Përdoreni për të pastruar perdet e dushit
Shancet janë që të keni dëshmuar myk në perdet e dushit një ose dy herë, edhe nëse e pastroni banjën si të çmendura. Sepse banja ka lagështirë, është e thjeshtë që myku të rritet. Po me pak uthull molle, mund ta bëni të pastër dritë pa u lodhur fare.
3. Mund ta përdorni për të rënë në peshë
Shkenca nuk është ende fort e sigurtë për këtë, por në 80-tën përdorej masivisht për këtë arsye. Ka të dhëna të vogla që provojnë disa përfitime për reduktimin e yndyrnave në organizëm, por vetëm kaq. Në një studim shumë të vogël të 2013-ës studiuesit zbuluan se uthulla e mollës mund t’ju presë oreksin, por do t’ju shkaktojë të përziera, ndaj një shots me uthull molle në ditë mund të mos jetë dieta më e mirë për t’u mbështetur.
4. Mund ta përdorni për të ulur kolesterolin
Ka disa prova që thonë se uthulla e mollës mund t’ju ndihmojë të ulni nivelin e kolesterolit në gjak. Një studim i 2012-ës zbuloi se uthulla e molës mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve tek njerëzit që kanë kolesterolin e lartë. Megjithatë kjo nuk është 100% e sigurt, kështu përdoreni me kujdes.
5. Mund të përmirësojë aknet
Edhe pse disa njerëz besojnë se uthulla e mollës është e ashpër për fytyrën, sipas dermatologëve, nëse është e holluar me ujë, uthulla e mollës mund të funksionojë shumë mirë si tonik, duke tharë aknet dhe zbardhur njollat në lëkurë.
6. Mund të ulë sheqerin në gjak
Mund të mos ju kishte shkuar mendja, aq më tepër nëse nuk vuani nga sëmundje si diabeti, por uthulla ul sheqerin në gjak dhe mund ta shtoni në ushqime të ndryshme për të ndaluar rritjen e sheqerit pas ngrënies. Megjithatë siguroheni ta holloni në ujë para se ta konsumoni.
7. Mund t’ju bëjë të ndiheni të ngopur
Nëse pini uthull molle, do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Kjo sipas një studimi të kryer në Algjeri në 2016-tën, që megjithatë mbetet jo fort i sigurt pasi është kryer tek minjtë, e s’dihet nëse impakti do të ishte i njëjtë tek njerëzit.
8. Mund të lehtësojë pickimet e insekteve
Nëse keni gjakun e ëmbël dhe ju pickojnë mushkonjat shpesh, bëni një banjë dhe hidhni 2 filxhanë uthull molle. Pickimet do të lehtësohen ndjeshëm dhe s’keni pse bëni këmbë e duar gjak nga të kruarat.
9. Mund të pastrojë produktet
Bëni një përzierje uthulle dhe uji, spërkatini mbi fruta apo perime dhe në fund lajini me ujë të bollshëm.
Për çfarë NUK duhet ta përdorni uthullën e mollës:
- Për të zbardhur dhëmbët apo për të pastruar furçën.
- Për të qetësuar fytin e acaruar.
- Për të rregulluar problemet në tretje.
- Për të pastruar plagët.
Burimi: Insider