Fletore Kinemaje

Nëse s’jeni fans i aksionit, ky film do t’ju bëjë të ndryshoni mendje, përgjithmonë

30 Janar 2018

Nëse s’jeni fans i aksionit, ky film do t’ju bëjë

Në rrethet e fansave të filmave me superheronj, "Black Panther" ka kohë që pritet me entuziazëm dhe padurim. Mbrëmë, filmi pati premierën dhe kritikët anë e mbanë botës thanë njëzëri në mënyrën e tyre: Ky film është një kryevepër.

Pjesë e filmave bazuar në comics të Marvel, "Black Panther" ka protagonist një superhero të quajtur T’Challa, i cili është mbreti shtetit fiktiv në Afrikë, Wakanda. Pas vdekjes së të atit, ai duhet të ngjitet në fron. Rrugëtimi drejt pushtetit has pengesa nga kundërshtarë politikë: dy armiq konspirojnë një plan për të shkatërruar mbretërinë e Wakanda-s. Këtu, T’Challa bashkëpunon me dy agjentë të CIA-s për të parandaluar një luftë botërore.

Nëse s’jeni fans i aksionit, ky film do t’ju bëjë

Kohët e fundit, tregu kinematografik ka qenë i mbisaturuar me prodhime të bazuar në comics. Mund të keni parë "Guardians of the Galaxy", "Justice League", "Suicide Squad", etj., të cilët kanë qenë zhgënjyes me përjashtim të të parit. "Black Panther" është i njëjti zhanër, thjesht i bërë shumë herë më mirë. Edhe nëse jeni të papërvojë me superheronjtë e Marvel apo DC Comics, filmin mund ta ndiqni pa frikën e të ndjerit i painformuar. Është i kuptueshëm për të gjithë llojet e shikuesve.

Në Mbretërinë e Bashkuar, "Black Panther" publikohet më 12 shkurt, ndërsa botërisht dy ditë më pas. Premiera e mbrëmshme ishte vetëm për kritikët dhe të gjithë mbetën gojëhapur. Reagimet e tyre në Twitter janë tërësisht pozitive dhe pikturojnë një imazh optimist për "Black Panther".

E rekomandojmë gjithë vetëbesim.