Fletore Kinemaje

Seriali vizatimor i fëmijërisë do të bëhet film dhe s’mund të ishim më të lumtur

7 Shkurt 2018

Seriali vizatimor i fëmijërisë do të bëhet film dhe

Njerëz të lindur në vitet ’90 e pak më vonë se aq, mblidhuni këtu menjëherë. E mbani mend Kim Possible, agjenten kokëkuqe dhe dramat e saj personale? Nëse po, Disney Channel ka ndërmend të shfrytëzojë nostalgjinë tonë dhe ta kthejë në film, me aktorë të vërtetë dhe s’mund të ishim më të lumtur se kaq.

Në kohën kur po bëhen filma librat e comics, pse jo dhe serialet vizatimorë të fëmijërisë. Vetë studioja ka hapur dyert për audicionet e aktorëve, madje ka pyetur fansat kë do të donin të shihnin në rolin e Kim.

S’dihet ende nëse filmi do të ndjekë linjën e ngjarjeve pas mbarimit të serialit, apo do të nisë një  histori krejt të re. Si dhe s’dihet çdo të ndodhë me Rufus, miun e lezetshëm. Gjithsesi jemi sy e veshë.