Fletore Kinemaje

Si të udhëtoni kozmosin në rehatinë e divanit tuaj

8 Shkurt 2018

Si të udhëtoni kozmosin në rehatinë e divanit tuaj

Arti ka një qëllim: të na dërgojë në epoka dhe vende të paarritshme, të na përcjellë ndjesi që nuk i përjetojmë dot në jetën reale. Asgjë s’është më e paarritshme, e njëherazi e dëshirueshme sa hapësira. Misteri që vjen me konceptin duhet shuar disi dhe filmat më poshtë kanë bërë një punë të shkëlqyer.

“2001: A Space Odyssey”, (1968)

Si të udhëtoni kozmosin në rehatinë e divanit tuaj

Duke nisur në fillesat e njerëzimit e duke mbaruar në një botë të përtejme kozmike, puna kolosale e Stanley Kubrick tregon fije për pe realitetin e udhëtimeve në hapësirë. Shumë prej teknologjive të shpikura në film u bënë realitet vite më vonë. I fiksuar pas detajeve, Kubrick punësoi mbi 50 organizata hapësinore për të përcjellë nivelin e realitetit që kishte në mendje.

“Gravity”, (2013)

Si të udhëtoni kozmosin në rehatinë e divanit tuaj

Duke kombinuar kinematografinë 3D dhe duke iu bindur me përpikmëri ligjeve të shkencës, performanca e fuqishme e Sandra Bullock i përcjell audiencës një tablo të qartë të një katastrofe hapësinore. Ndodhitë tmerruese të filmit, ku mbetjet hapësinore përplasen me një anije orbituese, janë bazuar në Sindromën e Kessler.

“Interstellar”, (2014)

Si të udhëtoni kozmosin në rehatinë e divanit tuaj

Një film vizionar që e çon shikuesin nga tokat e djerra në një Tokë që po vdes e deri në zonat më të largëta të universit. “Interstellar” është një film i rrallë që kombinon teknologjinë reale të udhëtimit hapësinor me teori spekulative. Christopher Nolan ka menduar thellë dhe rezultati është një punë e shkëlqyer.

“Apollo 13”, (1995)

Si të udhëtoni kozmosin në rehatinë e divanit tuaj

Ishte filmi më i nënvlersuar i kohës së tij. Drama gjysmë dokumentar përshkruan më së miri misionin fatkeq të Apollo-s në hënë dhe tensionin e ndërtuar mes tre astronautëve, të bllokuar në hapësirë. Fjalia legjendë “Houston, kemi një problem” origjinoi këtu.