Fletore Kinemaje

Skenat e seksit në “Fifty Shades Freed” janë më dështim se kurrë

8 Shkurt 2018

Skenat e seksit në “Fifty Shades Freed” janë më

Thellë thellë, e dini mirë se e vetmja arsye për të parë “Fifty Shades Freed” janë skenat e seksit mes Anastasias dhe Christian. Skena të cilat janë gjithë mangësira, të shkruara keq në libër dhe të realizuara akoma më keq në film. Një tufë më gjëra nuk shkonin me skenat e seksit në film.

Si fillim, një marrëdhënie BDSM përshkruhet dhe paraqitet shumë larg realitetit. Nuk flitet për miratim, fjalë sigurie apo komunikim mes partnerëve.

Së dyti, Anastasia kalon në orgazëm kaq shpesh, sa duket si përrallë. Në film e bëjnë të duket sikur është e thjeshtë të prishësh një grua, por në fakt nuk është. Vihet re qartazi në mungesën e skenave të seksit oral. Shikuesit marrin ca momente me akullore pas dasmës së protagonistëve. Teksa hanë akullore në mes të natës, Ana i pikon akullore të shkrirë nga gjoksi e deri në penis Christian-it. Rezultati është një miksim qimesh pubike dhe akulloreje në temperaturë dhome, të cilën duhet ta lëpijë Ana. Ç’merr në këmbim? Pesë sekonda të puthura në kofshë dhe penetrim.

Vetëm 18% e grave përjetojnë orgazëm nga penetrimi dhe plot 81% nga seksi oral. Nëse ky film iu drejtohet grave, a nuk duhet të shfaqë mënyrën e vërtetë si prishen gratë?

Klimaksi i seksit të keq u arrit në skenën me lodra seksi për anusin. Teksa janë në dhomën e kuqe, Christian hap një sirtar plot me lodra seksi dhe zgjedh një për anusin. Ana sigurisht alarmohet, sepse s’ka bërë më parë të tilla gjëra, por sidoqoftë pranon. Në libër, autorja sqaron se çifti përdori lubrifikant para përdorimit, ndërsa në film një gjë e tillë nuk ndodh. Anusi nuk lubrifikohet vetiu si vagina. Është jetësor për të pakësuar dhimbjen dhe për të shmangur çarjet. Pse duhet ta bënin më të dhimbshëm nga ç'është?

Të tre këta filma kishin mundësinë e artë në duar të përshkruanin si në realitet seksin me një grua, nga perspektiva e një gruaje, ashtu siç duhet të jetë. Dështoi mizorisht.

Përshtatur nga Glamour