Së shpejti në kinematë e qyetetit do të fillojë të shfaqet filmi “The Death of Stalin”. Për të pasur një sens vlerësimi, më poshtë kemi përkthyer përshtypjet e Simrah Hans për filmin, shkruar për The Guardian.
I njohur për një sërë satirash politike, si “The Thick of It”, “In the Loop” dhe “Veep,” Armando Iannucci di si t’i shtrembërojë figurat autoritare inkompentente duke gjetur komiken në gabimet e tyre trashanike – gjithashtu di të shajë gjithë kreativitet e veçanti. Iannucci dhe Rusia Sovjetike janë një dyshe ideale, në teori. Ishte mundësia fantastike për të kapitalizuar sentimentin antirus dhe shansi perfekt për të folur për një nga autokratët më të mëdhenj të botës, në të njëjtin moment kur figura diktatoriale të tilla janë në pushtet. Për fat të keq, filmi nuk godet aty ku duhet.
"The Death of Stalin" është përshtatur nga novela grafike e Fabien Nury dhe Thierry Robim, në të cilën vdekja e papritur e Stalinit në 1953-shin shërben si nxitje për aksion; me sjelljet kaotike të sekretarit të përgjithshëm Nikita Khrushhev, shokut Georgy Malenkov dhe ministrit të punëve të jashtme Vyacheslav Molotov, secili duke u përpjekur në mënyrën e tij të zërë një vend me më shumë pushtet. Në varësi të dijeve tuaja për Bashkimin Sovjetik, mund të jetë pak e vështirë të ndiqni linjën e historisë, edhe pse filmi fokusohet më tepër në aspektin komik të ndodhive të kobshme, në vend të karakteristikave të politikës së kohës.
Sidoqoftë, kasti i aktorëve është në përgjithësi shumë i mirë; Jason Isaacs është shumë gazmor në rolin e machos Georgy Zhukov, i sjellë me një theks nga Yorkshire. Andrea Riseborough si e bija e Stalinit, një nga personazhet e rralla femra të filmit, është pjesa e çalë e këtij produksioni, por sidoqoftë Svetlana e saj në librin origjinal nuk është dhe aq komike.
Risqet janë më të mëdha në universin e Stalinit. Gabimet trashanike verbale ndëshkohen me plumba, në vend të ndëshkimit të preferuar të Iannucci-t: turpërimin e thellë e të papërballueshëm. Toni i filmit është serioz, për habi, komedia më tepër e thatë sesa e zezë dhe produkti final më i zymtë dhe më pak therës se puna më e mirë e Iannucci-t.
Vlerësimi: 3/5