Transformim total

Transformimi magjik! Nga djali mbipeshë në një super model

15 Shkurt 2018

Transformimi magjik! Nga djali mbipeshë në një super model

Asnjëherë mos e nënvlerësoni dikë që në plan të parë ju duket një çun mami. Nga një djalë i mbarë sa hap e mbyll sytë mund t’ju gjendet para një i ndryshëm, gjithë tatuazhe, mjekër dhe stil rebel.

Një 33- vjeçar për shembull nuk njihet më që pasi humbi 45 kilogram dhe la flokët dhe mjekrën e tij xhinxher të rriteshin.

Transformimi magjik! Nga djali mbipeshë në një super model

Bëhet fjalë për Gwilym Pugh- in, i cili më parë drejtonte nga shtëpia një kompani sigurimesh, ku jeta sedentare dhe një problem në gju, arsye prej së cilës nuk stërvitej ishin arsyet e mbipeshës së tij. Por nuk zgjati shumë ama!

Transformimi magjik! Nga djali mbipeshë në një super model

Gwilym- i i ri, i ndryshuar katërcipërisht është një model i mirëfilltë, i cili ka mbushur faqet e “GQ magazine”, një revistë mujore new york- eze për meshkujt si dhe ka bashkëpunuar me Diesel, Belstaff etj.

Transformimi magjik! Nga djali mbipeshë në një super model

“Në vitin 2006 kisha biznesin tim privat që po ecte shumë mirë, por ndërkohë ishte 21 vjeç, mbipeshë dhe gjithë kohës rrija në shtëpi. Mendova se duhet ta ndryshoja jetën time dhe të isha i shëndetshëm sërish.”

Transformimi magjik! Nga djali mbipeshë në një super model

Ndërkohë që po binte në peshë teksa flokët dhe mjekra rriteshin, Pugh hapi një llogari në Instagram, e cila e ndihmoi të promovohej.

Transformimi magjik! Nga djali mbipeshë në një super model

Ai është pjesë e agjensisë londineze të modelingut “AMCK Models” ndërkohë që ka punuar pranë David Beckham- it si imazh i bizneseve të tij.

“Mendoj që jam me fat që e zgjodha këtë profesion në këtë moshë.” tha ai ndërkohë që synon të lërë gjurmën e tij me foto të bëra kudo nëpër botë.

Burimi: Daily Mail