Mirë, është e shtunë, të gjithë mblidhen dhe dalin për të nxjerrë shqetësimet e javës. Disa pinë, dia kërcejnë, disa hanë darkë. Por s’kemi pse e bëjmë këtë. Fare mirë mund të rrimë në shtëpi, të hamë kokoshka dhe të shohim filma me gocat. Ah, çlodhëse.
Më poshtë, shtatë filma argëtues për t’u parë me gocat.
How to Lose a Guy in 10 Days (2003)
Benjamin Barry punon në marketing dhe është një gruar i tmerrshëm. Në momentin që fiton një kontratë të rëndësishme, vë bast se mund ta bëjë një grua të bjerë në dashur me të për dhjetë ditë. Andie Anderson mbulon rubrikën “Si të” për revistën “Composure” dhe i lënë detyrë të bëjë një shkrim me titull “Si të humbasësh një djalë për dhjetë ditë”. Ata takohen në një bar pak momente pasi vënë bastet.
Clueless (1995)
Një studente e pasur gjimnazi përpiqet t'i rrisë një popullaritetin një shoqeje, por ndërkohë duhet të merret edhe me problemet e jetës së saj sentimentale.
Miss Congeniality (2000)
Një agjente e FBI-së duhet të punojë nën identitet të fshehtë në një konkurs bukurie të Miss United States që të ndalojë një bombardim të mundshëm.
The Devil Wears Prada (2006)
Një vajzë e sapodiplomuar arrin të fillojë punë si asistentja e Miranda Pristley, kryeredaktorja e revistës së modës më të madhe në botë. Bazuar në historinë e Anna Wintour, kryeredaktores së Vogue dhe asistentes së saj.
Bridesmaids (2011)
Shoqëruesja e nderit dhe një shoqëruese e nuses zihen pafund për të vendosur kush është shoqja e ngushtë e nuses.
Magic Mike (2012)
Një striptist karriere i mëson një performuesi të ri si të festojë, si të zërë të dashura dhe të fitojë para pa shumë mund.
Bridget Jones’s Diary (2001)
Një grua britanike është e vendosur të përmirësojë jetën e saj sentimentale dhe teksa kërkon dashurinë, shkruan çdo përvojë në një ditar personal.