Shendeti i Gruas

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni në vaginë

26 Shkurt 2018

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Lloji më i zakonshëm i puçrrës që ju shihni në zonën vaginale është ai i cili terminologjikisht njihet si folliculitis.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Kryesisht shkaktohet gjatë depilimit, me dyll, brisk apo sidoqoftë.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Shkaktohet nga një infeksion i mundshëm dhe përgjithësisht vetëshërohet. Nuk është diçka problematike por nëse shihni se keni kruajtje apo shtim në numër të tyre duhet të bëni një kontroll.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Ai që njihet në gjuhën ndërkombëtare si Bartholin’s Gland përgjithësisht shfaqet në pjesën e buzëve të brendshme të vaginës. Shkakton dhimbje veçanërisht gjatë ecjes apo në momentin që uleni.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Janë kistet më të zakonshme që shfaqen në zonën e vulva- s, ku 2% e grave të paktën një herë në jetë ka kaluar një eksperiencë të tillë. Funksioni i tij është të nxjerrë mukusin, por nëse gjëndra bllokohet ajo krijon këtë topth që mund të zgjerohet dhe të marrë përmasat e një topi golfi.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Nëse kjo ndodh, ju duhet të takoni gjinekologun për të marrë antibiotikët e nevojshëm apo për ta shtrydhur nëse nuk ka rrugë tjetër.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Herpesi gjenital përgjithësisht shfaqet si një plagë apo lëndim në vaginë, ku do të filloni të ndjeni dhimbje, djegie dhe kruajtje.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Mund të nisë si një gungë e vogël nën lëkurë për të shpëthyer më pas në një flluskë të madhe. Nuk ka asgjë për të cilën duhet të keni turp, u ndodh kushedi sa e sa të tjerëve ndaj e mira është të shkoni të flisni me mjekun përkatës.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Të shkaktuar nga Human PapillomaVirus (HPV) lythat gjenitalë shfaqen në buzët e vaginës, brenda në vaginë, në qafën e mitrës dhe rreth anusit. Nuk shkaktojnë dhimbje, veçse djegie dhe kruajtje.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Si lythat edhe herpesi kryesisht transmetohen seksualisht, por nuk duhet të keni asnjë kompleks. Është një ndër infeksionet më të zakonshme të transmetueshme, plot 79 milionë amerikanë vuajnë nga to. Shkoni dhe takoni një doktor.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Njësoj si në zonën e fytyrës, pikat e zeza mund t’ju shfaqen dhe një pjesën pubike. Nuk ka asgjë të keqe, por nëse ju shqetëson pamja e tyre dhe nuk ndiheni rehat, një konsultë gjinekologjikë do t’ju ndihmonte.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Molluscum Contagiosum janë gunga të vockla, pranë e pranë njëra tjetrës, të kuqe por me majë të bardhë. E gjitha kjo shkaktohet nga një virus i marrë si pasojë e një akti seksual të pambrojtur, shkëmbimit të rrobave, peshqirëve apo ulja sipër një biçiklete gjithë djersë në palestër.

Ka 1 shpjegim për të gjitha llojet e puçrrave që shihni

Falë Zotit nuk është e rrezikshme dhe ka tendencën të largohet vetë. Por nëse ju qëndron aty për një kohë të gjatë, apo zhduket dhe shfaqet sistematikisht jua këshillojmë një vizitë.