Kur shohim foto të blogereve shqiptare ose të huaja dhe i krahasojmë me tonat, dalim në përfundimin se kanë një aparat fotografik shumë të mirë. Por në fakt nuk është kështu! Çelësi i fotove fantastike s’është telefoni, se pothuajse të gjithë kemi smartphone-a, por efekti dhe opsionet si ndriçimi, kontrasti, dritëhijet, fokusi etj.
Për foto si të Negin-it, Tammy-t, Lorit etj ju sugjerojmë aplikacionin VSCO, si ndër më të përdorurit, i cili mbi të gjitha ofrohet pa pagesë. Ja disa nga udhëzimet për të arritur efektet e dëshiruara në foto.
Kryesisht për hapësirat pa shumë ngjyra, me tonalitete të ngjyrës së bardhë ose rozë, ndiqni hap pas hapi opsionet si në foto.
Bardhë e zi s’mund të ishte më mirë se kaq.
Për të gjitha rastet kur në fokus është natyra (det, kafshë, borë etj) bëni mirë të rrisni kontrastin e ngjyrave dhe ndriçimin.



Stilin vintage e shohim jo rrallë nëpër Instagram dhe të themi të drejtën, zor se mund ta realizojmë si duhet. Por blogeret e kanë zbuluar sekretin për një pamje të tillë.
Në përditshmëri (fotot në kafe, në shtëpi ) nuk ju këshillojmë kontraste që bien në sy, përkundrazi duhet një zbehje e ngjyrave për të arritur nuancat e duhura (Fade).
Baby Pink (roza e bebes) ka qenë një ndër ngjyrat më IN të trendeve të fundit, prandaj e vendosëm në listën e efekteve që duhet t’i dimë patjetër.
Shënim: Disa nga efektet e mësipërme janë me pagesë, pra për t’i ruajtur (Save) në telefon duhet të paguani, POR mund të vazhdoni të editoni foton dhe më pas bëjini Screenshot. Cilësia nuk do të jetë e lartë, mirëpo s’do të bini në sy për keq!