Original

Vizatimi i Ramës 5-vjeçar shpjegon shumë për kryeministrin sot.

2 Mars 2018

Vizatimi i Ramës 5-vjeçar shpjegon shumë për kryeministrin

Nëse nuk e dini, vizatimet shpjegojnë shumë për botën e brendshme të fëmijëve, madje ato konsiderohen si mënyra më e mirë e komunikimit për psikologët, sidomos kur specialistët trajtojnë raste të fëmijëve të vegjël të cilët kanë pësuar një traumë apo rriten në familje problematike.

Të ndërgjegjshëm që fëmijët e krijojnë personalitetin e tyre deri në moshën 6-vjeçare, ne kontaktuam me një psikologe të specializuar për fëmijët, duke kërkuar të kuptojmë a ka ndonjë lidhje fëmija Edi  në vizatimin e tij me kryeministrin sot.  Për arsye të mirëkuptueshme, psikologia preferoi të ruante anonimatin në këtë analizë.  E lexojmë në vijim shpjegimin e saj:

 

Vizatimi i Ramës 5-vjeçar shpjegon shumë për kryeministrin
Vizatimi i kryeministrit e publikuar në revistën "Nëntori" 1970

Fillimisht do të thoja që nëpërmjet kësaj pikture kaq të detajuar dhe precize, kupton fare lehtë që Edi 5-vjeçar ka talent, sepse jo çdo fëmijë në atë moshë do të arrinte të vizatonte një vapor të tillë. Gjithashtu dua të sqaroj që interpretimet e vizatimeve nuk duhen marrë 100% për bazë, sepse ka raste që ajo çfarë interpretojmë ne psikologët, bie ndesh me atë çfarë ka pasur fëmija në mendje kur e ka vizatuar, megjithatë janë disa shenja që janë universale në vizatimin e çdo fëmije.

Për Edin 5-vjeçar: Nëna figurë e dhimbsur.

Vizatimi i Ramës 5-vjeçar shpjegon shumë për kryeministrin

E gjithë piktura ka një tendencë të pozicionohet në të majtë të letrës, që ne e interpretojmë si një lidhje me të shkuarën dhe me figurën e nënës.  Megjithatë, pozicioni i lehtë në një drejtim, tregon që edhe pse ka një lidhje të fortë me të shkuarën, sërish Edi i vogël është shumë entuziast për të ardhmen.

Vizatimi i Ramës 5-vjeçar shpjegon shumë për kryeministrin

Po të shihni me kujdes, Edi i vogël e ka ndarë vaporin në dy pjesë. Një pjesë ka ngjyra më të buta, deti është më i shtruar dhe pjesa tjetër ka ngjyra më potente dhe deti është me i trazuar.  Ana e majtë pra i përket nënës. Lidhja që ka Edi 5 vjeçar me nënën është shumë e ngushtë dhe ai e sheh atë si një figurë që tregon kujdes të jashtëzakonshëm dhe dhimbsuri.

Babai – Shumë i rëndësishëm, por edhe intimidues. 

Vizatimi i Ramës 5-vjeçar shpjegon shumë për kryeministrin
Edi Rama dhe babai i tij Kristaq Rama

Në gjysmën e djathtë, vapori siç e thashë pak më lartë karakterizohet nga “goditje” të forta ngjyrash të cilat afër njëra-tjetrës mund të interpretohen si shenja stresi, zemërimi apo vullneti të fortë.

Vizatimi i Ramës 5-vjeçar shpjegon shumë për kryeministrin
Vizatim i gjetur online

Në psikologji, ne u japim shpesh fëmijëve të vizatojnë një shtëpi, një fëmijë dhe një pemë. Nëse shtëpia ka një oxhak të dukshëm, kjo interpretohet me praninë e fuqishme të babait në jetën e tyre. Në këtë rast, babai i Edit 5-vjeçar ka një prani të dukshme dhe tymi kaq i dendur që del nga oxhakët shpesh tregon për një energji të fortë mashkullore në familje, për një baba sa të ngrohtë dhe të kujdesshëm aq edhe autoritar dhe kërkues.

Vizatimi i Ramës 5-vjeçar shpjegon shumë për kryeministrinEdi 5-vjeçar e sheh babain e tij me adhurim, por ndërkohë duke i dhënë kaq dominance në ngjyrosje dhe në vizatimin e detit të trazuar, Edi në atë moshë tregon mund të ketë ndjerë pasiguri dhe inferioritet ndaj të atit.

Vëmendje ndaj “big picture”

Po të shihet me kujdes, Edi 5-vjeçar është përqëndruar shumë tek vapori dhe ka lënë pas dore çdo pjesë tjetër të vizatimit. Kjo tregon një tendencë të fëmijës për t’u marrë me të përgjithshmen dhe për të lënë pas dore detajet.  Uji rreth vaporit ka ndaluar deri në ¾ e vizatimit dhe më pas, Edi i vogël ka plotësuar me shpejtësi të tjerat, pa u dhënë rëndësinë e duhur.

Vizatimi i Ramës 5-vjeçar shpjegon shumë për kryeministrin

Edi dhe ngjyrat

Një element shumë i rëndësishëm për të plotësuar  interpretimin psikologjik të një vizatimi është edhe përdorimi i ngjyrave. Fatkeqësisht ky vizatim është printuar në bardhë e zi dhe unë e kam të pamundur të kuptoj marrëdhënien e Ramës me ngjyrat asokohe. Zakonisht djemtë kanë tendencën të vizatojnë ngjyra më të errëta, ndërsa vajzat përqëndrohen në ngjyra të kuqe, pink dhe të tjera të ndezura. Por duke njohur pasionin e Ramës për ngjyrat e forta sot, nuk është çudi që edhe në këtë vizatim të gjejmë përdorimin e të kuqes së fortë ose një ngjyre tjetër dominante.

 

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.