Lëkura

Shtatë gjëra që mund të bëni për të minimizuar celulitin

6 Mars 2018

Shtatë gjëra që mund të bëni për të

Dje pyetëm ndjekësit tanë ç’i frikësonte më shumë, të dilnin në publik me celulit të dukshëm, apo të dilnin në publik topless. Rezultatet anonin frikshëm nga celuliti dhe për ç’u tha mund të lexoni më tej këtu.

E mira e të mirave është të mësosh të duash trupin ashtu si është, por nëse nuk ky nuk është qëllimi juaj, ka zgjidhje. Celuliti është i trashëguar dhe kërkon vullnet të hekurt për t’u eleminuar tërësisht. Sidoqoftë, shtatë veprimet që do të përmendim ndihmojnë në pakësimin e tij ose intensitetin e dukjes.

Të kuptojmë celulitin

Celulit quhet lëkura me vrima, zakonisht në stomak, të pasme dhe kofshë, rezultat i qelizave të dhjamit që shtypin indet vertikale lidhëse nën epidermë. Kjo shtypje krijon fryrje të qelizave, duke i dhënë lëkurës një pamje me vrima.

Shkaqet mund të jenë gjenetike. Nëse nëna juaj ka celulit, shanset janë që edhe ju keni celulit. Mund të shkaktohet nga dietat e pashëndetshme dhe mungesa e ushtrimeve fizike. Nuk jeni vetëm. 93% e grave kanë celulit dhe ka mënyra për ta minimizuar, nëse kjo është ajo që doni.

Shtatë gjëra që mund të bëni për të

Dieta e shëndetshme

Ushqimi që hani luan një rol shumë të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të celulitit. Përshembull, ushqimet që kanë shumë kripë, i bëjnë qelizat e celulitit të enjten dhe të duket më tepër. Sugjerohet pakësimi i kripës dhe konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra dhe drithërave. Si dhe, fruta dhe perime, sigurisht.

Pini shumë ujë

Duhet të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë kohës sepse në një trup të dehidratuar, celuliti është më i dukshëm. Dehidratimi e bën lëkurën të jetë më e hollë dhe më e dobët dhe kur lëkura është e hollë, shfaq më shumë celulit.

Ushtrohuni rregullisht

Meqë celulit është dhjam, pesha e tepërt kontribuon në sasinë e tij. Nëse doni të minimizoni celulitin, ushtrohuni rregullisht, ose ecni disa herë në javë.

Shtatë gjëra që mund të bëni për të

Masazhoni zonën

Furçat ose masazhatorët si në foto stimulojnë qarkullimin dhe shpërbërjen e lëngjeve nën lëkurë. Me kalimin e kohës, lëkura do të duket më e butë dhe më e sheshtë. Fërkimi dhe masazhimi i përditshëm i lëkurës nxit tharjen limfatike që eleminon toksinat e akumuluara në shtresën e dhjamit. Kjo shtresë e akumuluar rezulton në inflamacion dhe zonë më të gjerë celuliti.

Eksfolioni më shpesh

Nëse masazhet dhe fërkimet nuk janë gjëja juaj, përpiquni të eksfolioni lëkurën me një scrub me kafe. Kur përdoret së jashtmi, scrubi me kafe tërheq lëkurën dhe nxit tharjen limfatike, si shpjeguam më lart.

Përdorni një serum

Serumet dhe kremërat për përdorim të jashtëm nuk bëjnë mrekullira, por e bëjnë celulitin më pak të dukshëm. Në rastin më të mirë tërheqin lëkurën, e bëjnë më të tendosur prej kafeinës në përbërës.

Shtatë gjëra që mund të bëni për të

Provoni një palë streçe kompresuese

Në dallim nga streçet normale, këto lloj streçesh e çojnë gjakun më efektivisht në zemër, ndalojnë mbledhjen e ujit në zona specifike të trupit dhe minimizojnë dukjen e celulitit. Gjithashtu, hiqni dorë nga veshjet e ngushta elastike si Spandex.