Nuk ka kaluar as një muaj që kur Elvana Gjata ka publikuar në You Tube gjashtë këngët e minialbumit të saj të parë “3EP” dhe këngëtarja ka thyer rekorde.
18 milion shikime tregon menaxheri i saj, Andi Gramo në Instagram, dëshmojnë suksesin e këtij eksperimenti të artistes.
Kapja e një numri të madh klikimesh në kaq pak kohë konsiderohet rekord duke marrë parasysh se këngët nuk i përkasin rrymave shumë të klikueshme; pop, hip-hop, r&b që dëgjojmë gjithandej, por janë një rikthim i melodive qytetare shqiptare dhe mesdhetare dhe njerëzit u afeksionuan kaq shumë pas tyre qysh prej herës së parë që i dëgjuan.
Kënga ‘Xheloz’ kryeson listën si kënga më e pëlqyer me gati 6 milion shikime, pasuar nga ‘Gjërat kanë ndryshuar’ dhe ‘Më Fal’.
Pra mund të themi me siguri se bashkëpunimi i Elvanës me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov në një kohë kur repertori i muzikës shqiptare kishte nevojë për prurje të reja, rezultoi i suksesshëm.