Fletore Kinemaje

Ky film horror është gjëja më fantastike që më kanë zënë sytë

15 Mars 2018

Ky film horror është gjëja më fantastike që më

Annihilation me regji të Alex Garland është një film kryevepër që meriton më shumë vëmendje.

Lena, biologe dhe ish ushtare, punon si pedagoge. I shoqi, Kane, nisur me mision një vit më parë, s’është bërë i gjallë për asnjë moment të vetëm. Lena kërkonte dhe priste, kërkonte dhe priste, gjithnjë përmes lotësh dhe vetmie mbytëse. Në një moment, Kane fashitet papritur në shtëpi.

I shoqi s’i përgjigjet asnjë pyetjeje. Jo se nuk do, por realisht nuk di. S’di ku ishte dërguar me mision, sa kohë kishte ndenjur, ç’kishte ndodhur. Konfuzioni dhe malli shndërrohen në panik në momentin që Kane fillon të ketë hemorragji. Teksa ai dërgohet me nxitim në spital, filmi shpaloset, hap pas hapi, me preçizion mbresëlënës.

Lena zgjohet e ngujuar në një zonë të quajtur Area X dhe psikologia Ventress i shpjegon gjithë ç’ndodhi. Pak vite më parë, pylli para tyre u mbulua nga një tis i ylbertë, i ngjashëm me një flluskë sapuni e që quhet The Shimmer (Ndriçimi). Nuk dihej asgjë për fenomenin dhe si rrjedhim, dërgoheshin ekspedita të vazhdueshme për të marrë më shumë të dhëna. Askush nuk dilte i gjallë, me përjashtim të Kane, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ky film horror është gjëja më fantastike që më

Shkurtimisht pas kësaj, Lena vendos të niset me ekspeditën e radhës për të zbuluar ç’ka brenda dhe për t’i shpëtuar jetën të shoqit. Ekspedita konsiston në Lena, Ventress, psikologe, Jodie Radeck, fizikante, Cass Sheppard antropologe dhe Anya Thorensen, infermiere.

Ky film horror është gjëja më fantastike që më

Burrat në këtë film mund të numërohen me gishtat e një dore, por ky nuk është qëllimi. Regjisori, Alex Garland s’ka ndërmend të merret me politika gjinore, por me njerëz inteligjentë. Pesë gratë e ekspeditës nuk e sakrifikojnë në asnjë moment inteligjencën e tyre për hir të suspansës së fabulës. Në brendi të flluskës së sapunit, natyra s’i bindet më ligjeve që njohim. Mutacionet janë kudo, madje dhe brenda protagonisteve të filmit. Koha nuk rrjedh më normalisht dhe kujtesa s’u bindet.

Në gjithë dy orët e tij, filmi s’të lë një sekond të qetë. Për fat të keq, askush nuk e sheh dot në kinema. Paramount, shtëpia kinematografike, mendoi se filmi ishte shumë inteligjent për njerëzit dhe ia shiti të drejtat e tregtimit Netflix. Efektët speciale meritojnë jo një ekran kinemaje, një faqe të tërë mali. Monitori i vogël i kompjuterit s’është kurrsesi i denjë.

Ky film horror është gjëja më fantastike që më

Imazhet janë magjepsëse dhe të sikletshme në të njëjtën kohë. Ngjarjet të trembin deri në palcë, e të bëjnë kurioze të shkosh më tej. Akti i tretë i filmit, për të cilin nuk iu tregoj dot sepse s’do të kishit më arsye për ta parë, s’do të më shqitet kurrë nga truri. Muzika, efektet zanore, aktrimi i Natalie Portman, imazhet, harmonia e lëvizjeve, vendndodhja, të gjitha mund t’i riprodhoj në çdo moment të dhënë.

S’ma merrte mendja se do ta thoja këtë, por më nevojiten më shumë filma horror si ky ju lutem. Horroret e gjymtimeve a historive paranormale janë klishe të njëri-tjetrit, ndërsa fantashkenca e përdorur në Annihilation, miksuar me shansin e bërjes realitet është ngjethëse.

Ky film horror është gjëja më fantastike që më

Filmin e gjeni në Netflix, a kudo të kërkoni.

Alberta Kamenica
Gazetare