TV Mania

Samanta flet për prishjen e miqësisë me Ronela Hajatin: ‘S’më pëlqejnë intrigat’

16 Mars 2018

Samanta flet për prishjen e miqësisë me Ronela Hajatin:

Samanta Karavella e ftuar në emisionin "Pop Culture" në Top Channel, ndër të tjera, foli edhe për prishjen e miqësisë me Ronela Hajatin.

Samanta flet për prishjen e miqësisë me Ronela Hajatin:

“Në lidhje me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. S’më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston më. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, raporton Top Channel.

Samanta flet për prishjen e miqësisë me Ronela Hajatin:

Lajmi se dy mikeshat e kishin ndërprerë marrëdhënien e tyre mbushi portalet e showbiz-it shqiptar në verën e 2015-ës. Ishte Ronela ajo që theu akullin kur në një intervistë për emisionin “Oktapod”, ku zbuloi para Turjan Hyskës disa detaje.

Samanta flet për prishjen e miqësisë me Ronela Hajatin:

“Samanta nuk më ka zhgënjyer. Ne s’jemi më shoqe bashkë sepse Samanta është shumë e mirë për mua”, ishin fjalët e Ronelës.

Samanta flet për prishjen e miqësisë me Ronela Hajatin:

E mesa duket, këngëtaret vazhdojnë të mos kenë asnjë komunikim me njëra-tjetrën, që siç shprehet edhe Samanta, kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre.