Maska për fytyrë dhe flokë

Maskë me domate për rigjenerimin dhe pastrimin e fytyrës!

17 Mars 2018

Maskë me domate për rigjenerimin dhe pastrimin e fytyrës!

Rinia e përjetshme mund të jetë ëndrra e shumë vajzave, por me kalimin e kohës trupi ndalon së prodhuari kolagjenin. Kolagjeni është proteina përgjegjëse që mban lëkurën tonë të re. Me reduktimin e kësaj proteine, fillojnë edhe shenjat e para në lëkurë, kryesisht tek zona e syve.

Maskë me domate për rigjenerimin dhe pastrimin e fytyrës!

Procesin natyral ne nuk e ndalojmë dot, por mund të përpiqemi ta mbajmë lëkurën përherë të freskët dhe të rigjeneruar. Kështu procesi i plakjes do të jetë më i ngadaltë.

Prandaj po ju prezantojmë një maskë efektive për rudhat e para me produkte qe gjendjen në kuzhinën tuaj. Këtë herë maskën mund ta përgatisni me domate.

Maskë me domate për rigjenerimin dhe pastrimin e fytyrës!

Ju duhet një domate mesatare, të cilën duhet ta vendosni të ziejë për maksimumi 5 minuta. Më pas hiqni lëkurë dhe tulin bëjeni pure duke i shtuar edhe 2 lugë çaji me mjaltë dhe 1 lugë çaji me lëng limoni. 

Maskë me domate për rigjenerimin dhe pastrimin e fytyrës!

Gjithë masën përhapeni në lëkurë dhe mbajeni për 15 minuta.

Maskë me domate për rigjenerimin dhe pastrimin e fytyrës!

Domatet janë të pasura me vitamina dhe lëndë si hekur, zink dhe antioksidantë. Ato mund të përdoren edhe për trajtimin e problemeve me aknet, poret e zmadhuara dhe yndyrën e tepërt. 

Maskë me domate për rigjenerimin dhe pastrimin e fytyrës!

Ç’prisni për ta provuar?

Burimi: Living