Qumështi i bajames është totalisht në të shkuarën, sepse tani të gjithë duan të provojnë qumështin e tërshërës. Nuk mund të navigosh në Instagram pa parë blogere që pinë kafen e mëngjesit me qumësht tërshëre apo bëjnë smoothie me këtë qumësht.
Është pjesë e jetës tani dhe të gjithë, përfshirë dhe jo-veganët duan ta provojnë. Ja ç’duhet të dini:
Qumështi i tërshërës është pikërisht ashtu siç tingëllon: zëvendësues qumështi, vegan, jo-bulmet, i bërë nga tërshëra. Në formën e tij më bazike, qumështi i tërshërës bëhet nga tërshëra dhe uji të miksuara bashkë në blender, pastaj kullohen për të krijuar një lëng kremoz. Disa marka të ndryshme i shtojnë minerale ekstra dhe vitamin, por në Shqipëri ende nuk ka ardhur diçka e tillë.
Sidoqoftë ju mos u mërzisni, sepse qumështi i tërshërës mund të bëhet vetë në shtëpi në shumë pak kohë.
Përzieni në blender tërshërën dhe ujin dhe përbërjen në fund kulloni masën me një napë. Lëngun e përftuar vëreni për të zierë dhe lëreni të ftohet para se ta fusni në frigorifer. Qumështi i tërshërës i bërë në shtëpi zgjat 2-3 në ditë në frigorifer.
Qumështi i tërshërës ka më pak natrium se qumështet e tjera jo bulmet, si ai i sojës apo i bajames. Është më i pasur në fibra se qumështi i kafshëve, soja dhe bajamja, më i varfër në proteina, por ka më shumë kalori se qumështi i kafshëve.
Një avantazh i qumështit të tërshërës është se nuk ka alergenë dhe mund të jetë shpëtimi i vetëm për ata që kanë alergji nga ushqimi. Dhe tërshëra është përgjithësisht pa gluten, prandaj nëse jeni intolerantë ndaj glutenit, mund t’i jepni një shanc.
Qumështi i tërshërës ka një shije shumë neutrale dhe mund të shkojë mirë me shumë lloje të ndryshme ushqimesh. Mund ta hani në mengjes me drithëra, të gatuani me të, ta hidhni në kafe apo ta hani me tërshërë për të marrë maksimalisht përfitimet e tërshërës dhe aparati juaj tretës do të jetë në formë të shkëlqyer.