Bananet janë të pasura me vitaminë B6 dhe B12 dhe shërbejnë si mbrojtje ndaj njollave, shenjave të ndryshme, qelizave të vdekura të lëkurës. Po paraqesim në vijim disa maska efektive që mund t’i realizoni në shtëpi sa hap e mbyll sytë.
Maskë për trajtimin e lëkurës së yndryrshme.
a) 1 banane
b) 1 lugë mjaltë
c) 1 lugë lëng limoni
d) ¼ e gotës me tërshërë
Shtypni në një enë gjithë pananen dhe më pas shtoni përbërësit e tjerë. Gjithë përzierjen aplikojeni në fytyrë dhe lërëni të veprojë për 15-20 minuta. Më pas pastrojeni më ujë të vakët dhe vendosni pak krem hidratant.
Maskë për largimin e papastërtive të fytyrës.
a) 1 banane
b) 1 lugë qumësht
c) 1 lugë lëng limoni
Krijoni një pastë duke përzierë bashkë gjithë përbërësit dhe sigurohuni që tuli i bananes të shtypet mirë. Maskën gjithashtu mund ta aplikoni edhe në zonën e qafës. Qumështi është mjaft i këshillueshëm për pastrimin e lëkurës dhe zbutjen e zonave problematike dhe të irrituara.
Maskë me banane dhe sheqer që shërben si scrub.
a) lëkurë bananeje
b) sheqer kaf, por edhe sheqerin e zakonshëm mund ta përdorni
Në pjesën e brendshme të lëkurës së bananes shtoni sheqer kaf sa të mbulohet gjithë sipërfaqja. Më pas bëni lëvizje të ngjashme sikur po bëni masazh në mënyrë që përmbajtja e lëkurës së bananes dhe sheqeri të veprojnë në lëkurë. Kjo maskë kështillohet për largimin e papastërtive dhe eleminimin e pikave të zeza.
Shënim: Të gjitha maskat mund t’i lini të veprojnë për 15-20 minuta, ose edhe më shumë nëse nuk keni lëkurë delikate. Përpara aplikimit ju këshillojmë të bëni një dush me ujë të ngrohtë, ose vendosni në fytyrë një peshqir të lagur me ujë të nxehtë që të hapni poret. Kështu maskat do të kenë më shumë efekt.