Koment mbi komente

S’fitojnë vetëm Kardashian-ët! Si fansat po përdorin Kylie-n që prej 2012-ës

27 Mars 2018

S’fitojnë vetëm Kardashian-ët! Si fansat po përdorin

Pak pasi solli në jetë vogëlushen Stormi, Kylie Jenner i është rikthyer rrjeteve sociale. Fansat e saj mesa duket mezi kanë pritur për të vërshuar me mijëra komente në fotot e yllit të “Keeping Up With The Kardashians”. Mirëpo na bëri përshtypje pse shumica komenton 'LB' në çdo foto të mundshme?!

S’fitojnë vetëm Kardashian-ët! Si fansat po përdorin

S’fitojnë vetëm Kardashian-ët! Si fansat po përdorin

S’fitojnë vetëm Kardashian-ët! Si fansat po përdorin

Nejse, rroftë interneti! Shkurtimi LB do të thotë 'Like Me back' ose thjesht 'Like Back'. Pra, është një formë kërkese që ti i bën të tjerëve sipas një rregulli: I pëlqen foton në Instagram, komenton 'LB' dhe pret që tjetri të ta ktheje Like-un. Po një pyetje kemi tani, këta presin që Kylie t’u pëlqejë fotot?!

Sigurisht që jo! Qëllimi kryesor i këtyre komentuesve që nuk pushojnë së shkruari 'LB', 'LB', 'LB' etj, është promovimi i Intagram-it të tyre. Sa më shumë komente, aq më shumë do të bien në sy në një profil, që në rastin e Kylie-t numëron diku tek 106 milionë njerëz.

S’fitojnë vetëm Kardashian-ët! Si fansat po përdorin

Taktikë e zgjuar, por edhe acaruese në të njëjtën kohë. Imagjino të lexoni në fotot tuaja qindra e mijëra komente boshe, thjesht 'LB'. Edhe Kylie njeri është dreqin, nxehet njësoj si ne.

“Mjaft shkruajtët LB në të gjitha fotot e mia në Instagram duke më përdorur për të promovuar veten”, shkruajti ajo në një status në Twitter në nëntor të 2012-ës.

E tha, po kujt ia tha?! Fansat duket se nuk pushojnë me metodën e tyre për të fituar ca followers më shumë; të dyja palët dalin me fitim.

E kështu, Happy Instagramming!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.