TV Mania

Kush është reperi legjendar që do bashkëpunojë Ledri?

28 Mars 2018

Kush është reperi legjendar që do bashkëpunojë Ledri?

Ledri Vula dhe Unikkatil janë padyshim dy ndër reperët më të suksesshëm dhe më të talentuar në Kosovë. Pas publikimeve të këngëve të tyre të fundit -  “A Pe Sheh” bashkëpunimi i Unikkatilit dhe dy reperëve, Milot e Don Phenom dhe “Fshatarja Ime” ku Ledri i shtoi pak ritme rep këngës së Sabri Fejzullahut – 2 këngëtarët thuhet se do të vinë me një projekt të ri.

Burime pranë Prive.al kanë thënë se Unikkatil dhe Ledri Vula janë në përgatitje të një kënge së bashku, një projekt që pritet të bëjë namin. Mirëpo kush është reperi super i njohur nga Kosova, që në Shqipëri nuk njihet shumë?!

Kush është reperi legjendar që do bashkëpunojë Ledri?

Viktor Paloka i njohur edhe si Rebel a.k.a Unikkatil është një reper nga Prishtina, i cili jeton në Bronx, New York. Ai ka një karrierë të gjatë në industrinë e muzikës rep duke qenë aktiv që nga viti 1992 kur nisi të merrej me këngët e para, “Demokraci” dhe “Ta Zhdukim Policin”. “The Bloody Alboz” do të quhej grupi, që nën themelimin e Viktorit, mblodhi rreth vetes disa reperë shqiptarë.

Kush është reperi legjendar që do bashkëpunojë Ledri?

Tek adhuruesit e muzikës rep, Unikkatili u bë i njohur me albumin e tij të parë, “Armiqt Suprem”, i cili thuhet të jetë shitur mbi 8000 kopje brenda 3 ditëve.

Në Kosovë, reperi gëzon një popullaritet të madh sa në koncertin live të mbajtur në Prishtinë në 2012-ën ishin të pranishëm diku tek 25 mijë fansa. Asokohe, lidhur edhe me faktin se biletat shkonin deri në 100 e ca euro, u cilësua si koncerti më i madh i realizuar ndonjëherë nga një artist shqiptar.

Kur vjen puna tek videoklipet, pa të cilat vështirë t’i mendojmë këngët sot, Unikkatili duhet se nuk ka aspak një marrëdhënie të mirë me to. Asnjë këngë e tij nuk është publikuar me videoklip edhe pse projektet gëzojnë disa miliona klikime. Madje edhe në bashkëpunimin e tij të parë me një reper jashtë grupit “TBA”, në këngën “Kryt Nalt” me 2po2, ai u sigurua që të mos dilte në videoklip.

Edhe pse bashkëpunimet e tij me reperë të njohur të muzikës shqiptare janë të pakta, një pjesë e mirë e tyre shfaq respekt për artistin rebel që s’bën kompromise. Sikur ta kishte parashikuar bashkëpunimin (nëse burimet janë të sigurta), në një intervistë Ledri do të shprehej:

“Unikkatili ka kontribuar shumë në muzikën Hip-Hop dhe kam respekt. Unë jam i hapur për bashkëpunime.”

E për t’u rikthyer edhe njëherë tek pyetja “Pse nuk njihet aq sa në Kosovë?”, themi se rasti i Unikkatilit është i ngjashëm edhe me rastin e MC Kreshës apo artistin e repit underground, Elinel. Të dy gëzonin një popullaritet të jashtëzakonshëm në Kosovë, por preferoheshin shumë pak në koncerte në Shqipëri. MC Kreshës iu desh të bënte një duet me "ish-partneren, Rozana Radi, për t’u njohur më pas në këngën e famshme “Era”. E njëjta gjë edhe me Elinelin, që ka mbi një dekadë që këndon në Kosovë, do të ishte Alban Skënderaj që do të na prezantonte me reperin, i cili i habiti të gjithë "me pamjen dhe stilin e jashtëzakonshëm të repit.

Duket se ekziston një lidhje e fortë me videoklipet dhe marketingun e vetes; s’ke videoklip, s'të njeh kush! Shqiptarët e Shqipërisë janë deri diku të orientuar nga muzika ritmike dhe e shoqëruar mundësisht me videoklipe që thuhet se kushtojnë një mal me para. Le të themi se e kemi të vështirë të pranojmë repin e vërtetë, underground, që lindi në formë revolte ndaj shoqërisë, politikës, kauzave të ndryshme dhe jo si mburrje për femra, makina e para.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.