Maska për fytyrë dhe flokë

Këto janë sekretet e bukurisë së vajzave koreane

30 Mars 2018

Këto janë sekretet e bukurisë së vajzave koreane

Vajzat koreane janë të njohura botërisht për pamjen e tyre të fresket dhe kujdesin që i kushtojnë asaj. Deri më tani kemi menduar se e gjitha ka të bëjë me genet por mesa duket nuk është kështu. Ne kemi zbuluar se çfarë përdorin vajzat koreane për bukurinë e tyre, dhe na besoni kur ju themi se këto truke janë gjithçka çfarë na duhej.

 

Vazelina

Këto janë sekretet e bukurisë së vajzave koreane

Vajzat koreane e përdorin vazelinën si një produkt të magjishëm për dendësimin e flokëve. Nëse keni flokë të hollë dhe të rrallë provoni që të masazhoni skalpin me vazelinë të paktën 2 herë në javë. Kjo do të ushqejë rrënjën e flokut dhe do t’i japë atij shëndet dhe shkëlqim.

Kremi me kaviar

Këto janë sekretet e bukurisë së vajzave koreane

Në pamundësi për të patur një krem me kaviar të vërtetë do t’ju këshillonim ta ndiqnit këtë rutinë me të verdhë veze. Aplikoni të verdhën e vezës në fytyrë, dhe pas 20 minutash lajeni me ujë të ngrohë pa solucion. Ky truk ushqen fytyrën dhe ju jep një pamje të freskët.

Shmangni diellin

Këto janë sekretet e bukurisë së vajzave koreane

Dielli është shumë i dëmshëm dhe sidomos për lëkurën e fytyrës. Vajzat koreane kanë gjithmonë një fytyrë të bardhë dhe të lëmuar, kjo pasi ato e shmangin diellin. Kremrat mbrojtës me spf të lartë janë gjithçka çfarë ju duhet dhe sidomos tani që ka ardhur pranvera.