Koment mbi komente

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar në Google

3 Prill 2018

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Na duhet apo duam të dimë më shumë rreth njerëzve të njohur dhe shpëtimin e gjejmë në Google. Pa ia nisur ende gërmimeve e dimë fare mirë se aty mund të gjejmë gjithçka; ky motorr kërkimi na ka lehtësuar jetën. Ne arritëm të zbulonim se cili shqiptar është më i kërkuar, për kë janë të interesuar njerëzit të dinë.

Listës së shqiptarëve më të kontrolluar në Google i bashkohen figura të rëndësishme historike, udhëheqës legjendarë, politikanë dhe artistë.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

I fundit në renditje pozicionohet Ismail Qemali, kryeministri i parë i Shqipërisë, për të cilin rezultati i kërkimeve kap shifrën 1,070,000 (0.48 sek). Si themelues i shtetit shqiptar dhe një ndër qeveritarët më të rëndësishëm të historisë sonë, të qenurit shumë i kërkuar është mëse e kuptueshme.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Ndër vite për Ismail Qemalin është kërkuar dhe do të kërkohet, për vetë faktin e të qenurit një burrë shteti, me të cilin historia e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Pas tij vjen shkrimtari i mirënjohur bashkëkohor Ismail Kadare me 1,100,000 kërkime (0.55 sek).

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Krijimtaria artistike e Kadaresë, si një gur i rëndësishëm në letërsinë shqipe si dhe  tejçimi i veprave të tij edhe në tregun botëror janë disa nga arsyet pse shkrimtari i mirënjohur bashkëkohor numëron 1,100,000 kërkime në Google.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Dhe kush më mirë se një politikan i tanishëm mund ta rrëzonte një shkrimtar.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Rezultatet për kryeministrin Edi Rama shkojnë 1,250,000 (0.42 sek). Nisur nga rrugetimi i tij i gjatë në politikë, në të cilin ka qenë përherë protagonist, shifrat janë mëse të arsyeshme.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Me 23, 000 kërkime më shumë se Rama në Google është Ermal Mamaqi, konkretisht 1,480,000 (0.26 sek).

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Pjesë e grupit muzikor “The Dreams”, përfshirja në disa emisione humori si dhe të qenurit shumë aktiv në rrjetet sociale e kanë bërë Ermalin një figurë shumë popullore.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Listës nuk kishin s’i t’i mungonin artistët e muzikës. Videoklipet dhe këngët e shumëpëlqyera nga publiku ndër vite, si dhe rikthimet e fuqishme përkthehen në sa më shumë famë dhe interes për të ditur e kontrolluar rreth këtyre këngëtarëve.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Elvana Gjata është ndër artistet shqiptare më të kërkuara në Google me 1,500,000 (0.33 sek) rezultate.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Sipër Elvanës renditet politikani dhe shkrimtari Fan Noli me 1,720,000 (0.54 sek) kërkime.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Ish- kryeministri i Shqipërisë është ndër intelektualët më në zë të historisë shqiptare, për të cilin ndër vite janë bërë studime të shumta.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Siç dukshëm vihet re, lista dominohet nga pushtetarët. Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova numëron në Google 1,900,000 (0.57 sek) kërkime.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Një figurë e lidhur ngushtësisht me fatin e Kosovës dhe përpjekjet e shumta për liri, si bashkëthemelues i lëvizjes së parë demokratike në vend.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

E meqë jemi mes politikanësh, Sali Berisha s’kishte si të mungonte me një rezultat prej  2,200,000 (0.39 sek) kërkimesh.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Lider historik i Partisë Demokratike, president e kryeministër i Shqipërisë, Berisha është ndër politikanët më të përfolur e rrjedhimisht më të kërkuar në Google.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Sidoqoftë, e shkuara ia ka dalë ta rrëzojë politikën e tanishme, ku udhëheqësi legjendar, Skëndërbeu, ndër figurat padiskutim më pozitive shqiptare renditet ndër më të kërkuarit në Google me  2,600,000 (0.48 sek) kërkime.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Ndonëse 550 vite pas vdekjes, Skëndërbeu dhe mitizimi i tij vazhdon ende sot t’u pasohet brezave. Nëse ti nuk njeh Skëndërbeun, ti s’di asgjë rreth historisë. E nëse s’di, google- o.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Në vendin e tretë renditet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me shifrën 3,080,000 (0.38 sek) kërkime.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Një politikian, emri i të cilit është lakuar vazhdimisht prej problemeve me drejtësinë si pjesëmarrës dhe ish- udhëheqës i ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Të qenit i sukseshëm dhe të bërit sa më shumë emër padiskutim të çon në majat e renditjes së Google- it.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

I dytë në listë është Noizy me 3,130,000 (0.31 sek) kërkime. Këngët e reperit numërojnë miliona klikime, çka duket se është përkthyer në një rezultat të lartë në Google.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Në krye të renditjes, si shqiptari më i kërkuar është udhëheqësi komunist Enver Hoxha me plot 3,830,000 (0.39 sek) kërkime.

S’do ta besoni kush është shqiptari më i kërkuar

Të qenurit në krye të shtetit për dekada me radhë, si lideri absolut në vend e bën Hoxhën ende një figurë dominante në ditët e sotme. I mbetur peng i kohës, për të na mbajtur peng edhe ne, lideri komunist është shqiptari më i kërkuar. Me aq shumë vite sa qëndroi në krye s'kishte si ndodhte ndryshe.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.