High Tech

Vazhdon skandali i Facebook-ut: 87 milionë njerëz të cënuar!

4 Prill 2018

Vazhdon skandali i Facebook-ut: 87 milionë njerëz të cënuar!

Përfundimisht Mark Zuckerberg s’i ka punët mirë! Skandali i vjedhjes dhe përdorimit t të dhënave të shumë përdoruesve të rrjetit social nga “Cambridge Analytica” është thelluar edhe më shumë.

Në fillim na u tha se ishin përdorur të dhënat e 50 milionë përdoruesve, por siç duket vazhdojnë ende të dalin në dritë detaje të pazbuluara.

Vazhdon skandali i Facebook-ut: 87 milionë njerëz të cënuar!

Në një njoftim nga stafi i Facebook me titull “An Update on Our Plans to Restrict Data Access on Facebook” (Një përditësim mbi planet tona për të kufizuar qasjen e të dhënave në Facebook) thuhet se janë cënuar informacionet personale të 87 milionë përdoruesve, më së shumti në Shtetet e Bashkuara.

Vazhdon skandali i Facebook-ut: 87 milionë njerëz të cënuar!

Jo vetëm kaq, por edhe të dhëna të njerëzve jashtë Shteteve të Bashkuara janë bërë pjesë e skandalit të madh. Siç duket edhe nga grafiku, Filipinet, Indonezia, Britania e Madhe, Meksika, Kanadaja etj, nuk i kanë shpëtuar listës.

Pak ditë më parë, përmes gazetave, drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg kërkoi falje me shkrim duke premtuar se do të punojë më fort në të ardhmen, por s’ka mjaftuar.

Vazhdon skandali i Facebook-ut: 87 milionë njerëz të cënuar!

Facebook, ai që dikur ishte rrjeti dhe media sociale më e preferuar kudo në botë, sot nuk është aspak në ditë të mira. Rënia e tij është drastike, sidomos pas thirrjeve të figurave publike për t’u larguar një orë e më parë; Jim Carrey, Elon Musk, Brian Acton etj.

Burimi: BBC