Dyqanet dhe kompanitë e produkteve të bukurisë dinë ta shesin mallin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është arsyeja pse edhe ne na duket aq e lehtë të shpenzojmë pjesën më të madhe të rrogës në produkte bukurie të cilat në fund të ditës nuk rezultojnë asgjë tjetër veçse humbje parash. Kjo është një listë e mirëfilltë e atyre produkteve të bukurisë të cilat përveçse ju zbrazin ju xhepat nuk bëjnë asgjë tjetër.
Paletat e toneve të syve
Ju e dini fare mirë se në një paletë të stërmadhe me tone sysh ju do të përdorni vetëm ato nuanca të cilat juve ju pëlqejnë dhe ju shkojnë. Atëherë përse të shpenzoni në paleta me 30 ngjyra kur mund të merrni paletën me ngjyrat bazike që ju nevojiten?
Shampot për të gjithë llojet e flokëve
Këto lloj shamposh janë një mashtrim i madh. Nuk mund të ketë një formulë të caktuar shampoje e cila funksioon njëlloj tek të gjithë llojet e flokëve. Kështu që në vend që të shpenzoni para për shampo dhe produkte të tjera të cilat mbajnë në etiketën e tyre fjalët “për të gjithë llojet e flokëve” investoni tek një shampo e mirë për një lloj specifik floku.
Seti i furçave të make- up
Edhe tek furçat vlen i njejti parim si tek tonet e syve. Kur e dini që do të përdorni vetëm 3-4 lloje furçash nuk keni pse të blini me domosdoshmëri një set të tërë.
Scrub-i i trupit
Qëllimi i përdorimit të scrub-it është vetëm një, ta pastrojë dhe ta bëjë lëkurën të duket e lëmuar. Në vend që të blini një scrub të paketuar i cili do t’ju kushtojë para gjeni një recetë në internet dhe realizojeni vetë nga shtëpia. Është aq e thjeshtë!
Kremi antirrudhë
Përdorimi i kremit antirrudhë ka si qëllim mbushjen e rrudhave. Në vend që të harxhoni para në kremra të tillë të cilën janë edhe të shtrenjtë takoni një specialist dhe nëse e keni të nevojshme caktoni një seancë trajtimi e cila ka për të qenë shumë herë më efektive.
Rimel për qerpikët e poshtëm dhe të sipërm
Nuk besojmë se keni nevojë t’jua shpjegojmë se ky është një rreng për t’ju zhvatur para.