Koment mbi komente

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që s’u shpëtojnë vajzave shqiptare!

8 Prill 2018

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

Pak ditë më parë, postuam një sondazh me titull “Çfarë vini re kur shkelni për herë të parë në shtëpinë e të dashurit?” për të kuptuar pak a shumë se çfarë detajesh nuk i shpëtojnë syrit vigjilent të një gruaje.

Shifrat nuk janë aspak surprizuese, ndaj po ju paralajmërojmë: Zyrtarisht, me vajzat shqiptare duhet treguar kujdes kur vjen puna tek pastërtia dhe rregullsia.

Siç mund ta kuptoni edhe nga grafiku, 45% votuan pastërtinë si gjënë e parë që iu bënë përshtypje sapo shkelin në shtëpinë e tij.

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

Ah, jeni që jeni, tregoni  kujdes edhe me aromën e shtëpisë; një aromatizues me aromë të këndshme s'do ishte zgjedhje e keqe.

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

Ndërsa tek dhoma e ndenjes pluhuri e rrëmuja nuk kanë shumëëë rëndësi, nëse mbulesat e divaneve apo ngjyrat e mobiljeve kombinohen mirë.

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

Me pak fjalë, në këtë pikë futen në lojë materialet, aksesorët, nuancat e ngjyrave dhe shumë detaje të tjera. Nëse refuzoni të ndiqni tendencat e fundit të modës, duke shpresuar që edhe ajo të mos jetë e fiksuar pas tyre, të paktën mundohuni të keni një stil tuajin.

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

Kalojmë pak tek kuzhina tani: Se mos ju shkon ndërmend të lini bishta cigaresh andej-këtej, perime të ndenjura apo një pjatë me gjellën e 1 jave më parë në frigorifer, se e keni punën pisk.

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

Më shumë se gjysma votuan se shihnin çdo gjë në kuzhinë. Fundja të drejtë kanë, aty qëndrojnë gjithë ushqimet!

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

Ndërsa tek dhoma gjumit puna është më e lehtë; mjafton të ndërroni çarçafët dhe të rregulloni krevatin si kuti e gjithçka tjetër është në rregull.

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

Pastaj mund ta shkatërroni sipas qejfit.

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

Por s’mund të themi të njëjtën gjë për tualetin. Siç e shihni, wc-ja duhet të shkëlqejë (këtu e dini mirë se për çfarë po flasim),

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

por se i hodhët një leckë të shpejtë edhe pasqyrës nuk do bënit keq.

Vizitë në shtëpinë e të dashurit: 5 gjëra që

Kjo ishte një guidë e thjeshtë a.k.a “Çfarë të pastrosh më parë kur vjen e dashura në shtëpi”, për të cilën do të na falenderoni më pas.

Shihemi në sugjerimet e ardhshme!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.