Me ditët e nxehta që priten së shpejti, djersitja është një gjë e pashmangshme. Por njollat e djersës tek bluzat janë gjëja e fundit që duam të na ndodhë gjatë këtyre ditëve. Mirëpo ka një mënyrë për të shpëtuar nga “liqeni” i vogël që krijohet poshtë sqetullave.
Gjithë çka ju duhet është një lines, nga ata që përdoren gjatë ditëve të zakonshme (ditore). Mund të veproni duke ndjekur hapat në figurë,
por mund ta vendosni gjithë gjatësinë e linesit në pjesën e brendshme të bluzës.
Pecetat do të thithin djersën duke ndaluar shfaqjen e saj në sipërfaqen e bluzës.
Kështu, ditët e nxehta nuk do të jenë më problem.
Shënim: Djersitja është një proces natyral i trupit, me anë të të cilit ne nxjerrim jashtë një pjesë të nxehtësisë. Truku i sipërm është një zgjedhje e mirë, por mundohuni të mos e përdorni vazhdimisht. Zona e sqetullave është delikate dhe ka nevojë të marrë ajër, ndaj mos e izoloni çdo ditë me pecetat ditore.