Pas videos që bëri xhiron e internetit ku mbretëresha e Spanjës, Letizia, pati një zënkë me vjehrrën e saj, tanimë nuse-vjehrrë janë shfaqur shumë ndryshe.
Familja e famshme mbretërore u fotografua më e lumtur se kurrë teksa bëhej gati për një vizitë në spital tek mbreti Juan Carlos në spitalin e Madridit. Sipas raportimeve, ky i fundit iu nënshtrua një operacioni në njërin gju, nga i cili doli me sukses.
Nëna mbretëreshë mban kapur prej dore princeshat, Leonor dhe Sofia,
dhe situata e gjithë familjes duket e paqtë këtë herë, shumë larg marrëdhënies së acaruar të disa ditëve më parë. Eh, gjëra mbretërorësh!
Burimi: Daily Mail