Fletore Kinemaje

Pesë filma për t’i parë me mamin, që të qani të dyja në shpatullat e njëra-tjetrës

10 Prill 2018

Pesë filma për t’i parë me mamin, që të qani

E qara është një përvojë terapeutike dhe ndonjëherë kur sheh filma si këta më poshtë, ndihesh më mirë dhe e sheh jetën me sy më pozitiv. Natën e radhës që keni planifikuar për të parë filma, konsiderojeni dhe mamin dhe zgjidhni një nga pesë të mëposhtmit.

Stepmom (1998)

Pesë filma për t’i parë me mamin, që të qani

Ky film jo vetëm që të bën të qash, por s’merr dot veten nga pasthirrmat. Historia rrotullohet rreht Julia Roberts e cila do të bëhet njerkë shumë shpejt dhe Susan Sarandon, gruas që po i zë vendin, por kurrë plotësisht.

Steel Magnolias (1989)

Pesë filma për t’i parë me mamin, që të qani

Filmi është i vendosur në një sallon bukurie në Louisiana dhe ka në qendër miqësitë që formohen aty. Mëmësia shpaloset në marrëdhënien e njërës prej grave me të bijën, e cila ka diabet dhe probleme të tjera shëndetësore që shtjellohen gjatë filmit.

Changeling (2008)

Pesë filma për t’i parë me mamin, që të qani

Roli që i siguroi Angelina Jolie një nominim për Oscar flet për Christine Collins, një grua nga Los Angeles që s’ndalet para asgjëje deri sa të gjejë djalin e saj të humbur. Nuk do t’ju tregojmë ç’ndodh, por të jeni të sigurt që 50% të filmit do ta kaloni duke qarë.

The Blind Side (2009)

Pesë filma për t’i parë me mamin, që të qani

Sandra Bullock luan rolin e një nëne jugore amerikane e cila strehon një student afrikano-amerikan, shok shkolle me fëmijët e saj. Të dy bashkë, ata zbulojnë se djaloshi ka talent në futboll amerikan. Ajo e ndihmon, e mbështet, e rrit si atlet dhe si njeri, e në fund e bën pjesë të familjes.

The Piano (1993)

Pesë filma për t’i parë me mamin, që të qani

Të dyja aktoret kryesore fituan Oscars për performancat e tyre në këtë film. Anna Paquin madje ishte vetëm dhjetë vjeçe. Nëna këtu është një pianiste që nuk dëgjon dhe komunikon vetëm me dy mënyra: përmes muzikës dhe përmes së bijës.