Një grua, e cila fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë duket se është frymëzuar nga filmi i famshëm i dashurisë , ‘Ps: I love you”. Njësoj si në film ajo rregulloi gjithçka që i shoqi të merrte kartolina ditëlindjesh për vite me radhë edhe pas vdekjes së saj.
Gjatë kohës që ishte sëmurë, gruaja shkroi disa letra shumë prekëse dedikuar bashkëshortit të saj dhe në to caktoi kohën e saktë kur duheshin hapur.
“I dashuri im, tani hyre në të 40-at e tua! A i ke ende flokët apo ikën? Të dua dhe do të të dua gjithmonë!”- shkruhej në letrën që ajo i kishte dedikuar për ditëlindjen e 40-të.
Bashkëshorti tregoi se të tilla letra ka marr përgjatë 2 viteve që pas vdekjes së të shoqes.
“Ajo është gjithnjë me mua dhe më shkruan letra që t’i marr në të ardhmen.Ajo më mungon shumë. Uroj të jem duke të të bërë krenar, ëngjëlli im i bukur.”- shkruan ai pas postimit të bërë në rrjete sociale.
Gjesti i saj duket se është bërë viral dhe njerëzit janë prekur nga historia e çiftit. Letrat, duket se i kishte shkruar gjatë ditëve të fundit të jetës, kur e ndjente se shumë shpejt nuk do të mund të ishte më fizikisht pranë tij.
Burimi: The Independent