Të ngrejë dorën kush nuk e ka parë videon e Drini Zeqos që e kishte kapur lemza gjatë edicionit qëndror të lajmeve.
Ok ja t’jua tregojmë sërish.
Tani të ngrejë dorën kush ka qeshur. Të gjithë? Shumë gabim!
Spikeri ka rikujtuar momentin e sikletshëm gjatë një interviste për ‘Thumb’ dhe parë nga këndvështrimi i tillë, s’paska qenë aspak argëtuese, përkundrazi, një makth i vërtetë!
“U mërzita sepse nuk po e kaloja dot. Lemza filloi sapo filluan lajmet, s’kisha çfarë t’i bëja. Lajmet s’kisha si t’i lija përgjysmë dhe i vazhdova me shpirt nëpër dhëmbë,” ka treguar Zeqo.
Dhe sikleti nuk mbaroi aty.
“Lemza vazhdoi gjatë gjithë natës. U vizitova dhe ishte çështje ftohjeje, e ndikuar nga lodhja. Ishte momenti më i sikletshëm që kam përjetuar.”