Koment mbi komente

Seks oral për herë të parë? Me pak fjalë, makthi i shqiptarëve!

21 Prill 2018

Seks oral për herë të parë? Me pak fjalë, makthi i

Siç është bërë tashmë traditë, mbrëmja e të premtes në Anabel i takon temave të seksit. Dje pyetëm ndjekësit tanë në Facebook se si kishte qenë hera e tyre e parë kur kishin provuar të eksperimentonin me seksin oral. Letrat, që të themi të drejtën ishin shumë, përgjithësisht kishin një mesazh: Ishte “tmerr”. Po i grupojmë në 4 raste kryesore.

1. Nuk di dhe nuk e ke idenë se çfarë duhet të bësh...

“Ç’më kujtove me këtë temën. Për herë të parë kam ngelur si hu se unë nuk i kisha parë organin dhe jo më t’i bëja seks oral. Ai nisi të më puthte dhe gjithnjë e më shumë ma shtynte kokën poshtë. Unë nga padituria, por edhe nga inati, ia kafshiva sa kërceu përpjetë. E që atë ditë u ndamë.”

...dhe përfundon duke e dreqosur.

2. Mirë që e ke për herë të parë, por ndodhin dhe të papritura aspak surprizuese!

“Hmm ky seksi oral. Ç’e do që ma kujtoni. Më kapi dhe menjëherë filloi të shkonte drejt këmbëve të mia. Të them të drejtën m’u bllokuan edhe veshët. Gjë e mirë ishte deri në momentin që filluam misionarin dhe mësova se isha me ato.”

Ok, gjëra që ndodhin; seksi nuk ka pse të jetë si nëpër filma!

3. Rasti i tretë: Kur nuk ja ke idenë se çfarë duhet të bësh dhe ekzaltohesh më shumë seç duhet.

“Seksin oral e kam provuar para 1 viti dhe ka qenë skandal. E grica me dhëmbë të shkretin. Më përzihej se desha të provoja deepthroat menjëherë.”

4. Kemi dhe një kategori të fundit: ekspertët!

“Deri 18 vjeç vetëm seks oral bëja në lidhjet e mia. Jam profesoreshë me pak fjalë, nuk kam komplekse dhe më duket idiotësi kur njërëzit më pyesin për këtë.”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.