Maska për fytyrë dhe flokë

Kafe turke, kos dhe mjaltë: Maska që e bëri fytyrën time si bebe!

24 Prill 2018

Kafe turke, kos dhe mjaltë: Maska që e bëri fytyrën time si

Unë, si një pjesë e mirë e juaja, jam e fiksuar pas maskave të bukurisë, por më së shumti atyre të bëra në shtëpi me produkte që të gjithë i kemi në kuzhinë. Pas intervistës së Almeda Abazit në emisionin “Pa filtër”, ku tregoi se kafeja turke dhe disa përbërës të tjerë bëjnë mrekulli për lëkurën, m’u kujtua një maskë që e kam praktikuar hera-herës dhe rezultati është fantastik.

Bëhet fjalë për atë me kafe turke, kos dhe mjaltë, por mund të shtoni edhe pak kakao. Përbërësit e saj ulin enjtjet rreth syve dhe e bëjnë lëkurën të shndritshme pa e tepruar me shkëlqimin. Pas pak kohësh, lëkura do të jetë si bebe.

Kafe turke, kos dhe mjaltë: Maska që e bëri fytyrën time si

Ja përbërësit kryesorë:
- 1 lugë çaji me kafe turke; nëse doni shtoni edhe pak kakao
- 1 lugë çaji me kos dhe mjaltë për lëkurë të thatë. Për ju që e keni lëkurën me tendencën për të qenë e yndyrshme, mjaltin mund ta zëvendësoni me 1 lugë lëng limoni të freskët. Lëkurat normale besojmë se nuk kanë ndonjë problem me përbërësit, thjesht mos e teproni me masën.

Përgatitja është e tillë:

Kafe turke, kos dhe mjaltë: Maska që e bëri fytyrën time si

Pasi kemi përzierë kafenë turke me pak kakao (sipas dëshirës), shtojmë kosin/limonin dhe kur të jetë krijuar një si pastë, hedhim mjaltë.

I përziejmë mirë sa masa të krijohet një masë homogjene dhe e aplikojmë gjithmonë pas dushit, ose në të kundërt sigurohuni që të keni hapur poret e lëkurës me një peshqir me ujë të ngrohtë (peshqirin mbajeni sipër fytyrës për pak minuta sa avulli të ndikojë mbi poret).

Më pas, lagim një pecetë të pastër dhe heqim copat e maskës që kanë ngrirë në lëkurë. Lëkurat e ndjeshme mund ta pastrojnë direkt me ujë të ngrohtë, sepse kokrrizat e kafesë mund ta dëmtojnë lëkurën.

Pjesën e mbetur të maskës mund ta ruani në frigorifer për disa ditë, mjafton ta vendosni në një enë të pastër me kapak.

Shënim: Për kryerjen e maskave të bukurisë, siguroheni ta dini mirë llojin e lëkurës së fytyrës për të shmangur çdo efekt anësor.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.