Koment mbi komente

Të qeshim apo të qajmë? Komentet e shqiptarëve për 'Ti ke 2 lopë' janë epike

27 Prill 2018

Të qeshim apo të qajmë? Komentet e shqiptarëve për

Pak orë më parë, publikuam një artikull me titull “Pa prekur libër me dorë, ekonominë mund ta kuptosh me vetëm 2 lopë!”, në të cilin shpjegohen me nota humori, por jo vetëm, disa nga ekonomitë dhe sistemet politike më të njohura. Shembulli është i thjeshtë, jo me mollë siç jemi mësuar, por me 2 lopë.

Të qeshim apo të qajmë? Komentet e shqiptarëve për
Ndër të tjera, në fund realizuam një sondazh sesi do të ishte ekonomia shqiptare nëse do ta shpjegonim me një shembull të tillë. 62% votuan “Ti s’ke asnjë lopë, por shteti të thotë se ke 2 lopë” duke ironizuar kështu gjithë këtë ekonominë “e shkëlqyer” që na serviret dita-ditës. Me 27% është alternativa “Ke 2 lopë; njëra kapet me drogë, tjetra i nënshtrohet vetingut”, e ndjekur nga “Ti ke 2 lopë, por asnjëra s’të hynë në punë”.

Të qeshim apo të qajmë? Komentet e shqiptarëve për
Mirëpo siç mund ta kuptoni, një alternativë është lënë boshe, për t’i dhënë mundësinë një 3% që nuk bie dakord me idetë. Siç duket, ka disa ide të tjera epike që po i sjellim në vijim -  diku me humor e diku me ironi, komentet janë këto:


“Ekonomia shqiptare: Ti ke 2 lopë dhe do të bëhesh i pasur. Vjedh sa më shumë lopë të mundesh dhe ngre një biznes fitimprurës. Njerëzve që u ke vjedhur lopët i punëson si shërbëtorë në fermë.” – shkruan dikush.


Një tjetër: “Ti s’ke asnjë lopë. Ti lutesh çdo ditë e natë që kompshiut t’i ngordhë lopa.”


“Ti ke dy lopë. I shërben vetë, por qumështin ta marrin të tjerët dhe ti ri pa marrë gjë.” – është komenti i radhës.


“Ti ke dy lopë, të cilat i marton me dy dema emigrantë. Kështu prodhimet e tyre i marrin vendet e huaja, ndërkohë që ti ngelesh si m*t me aftësitë e tua mjelëse, në pritje të ndonjë shisheje qumësht nga bota.”


“Ti ke dy lopë. Të dyja t’i konfikson shteti, ose pritet t’i konfiskojë në ditët në vazhdim.”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.