Social Buzz

7 gjëra rreth skizofrenisë, që i mësoni tani!

2 Maj 2018

7 gjëra rreth skizofrenisë, që i mësoni tani!

Skizofrenia është një sëmundje e mistershme rreth së cilës ekzistojnë shumë mite dhe keqkuptime. Pa kuptuar se si, sëmundja në fjalë përbën një turp dhe përdoret vazhdimisht me konotacion negativ, fyes.

Në këtë artikull do t’ju ndihmojmë të kuptoni diçka më shumë rreth skizofrenisë dhe se si qëndron në fakt e vërteta.

7 gjëra rreth skizofrenisë, që i mësoni tani!

Miti numër 1: Skizofrenia nënkupton personalitet të shumëfishtë

Emri i sëmundjes mund të përkthehet si “mendje e shumëfishtë” dhe jo “shumë personalitete”. Kjo do të thotë se jo të gjithë skizofrenët dëgjojnë zëra dhe kanë disa personalitete. Kështu personi mund të urrejë diçka me gjithë shpirt dhe në pesë minutat në vazhdim ndryshon plotësisht mendje. Ose mund të vajtojë ngordhjen e një peshku ndërkohë që mund të qëndrojë plotësisht i qetë kur i vdesë një personi i afërt.

7 gjëra rreth skizofrenisë, që i mësoni tani!

Miti numër 2: Skizofrenia është një sëmundje e rrallë

Edhe pse nuk është shumë, rreth 1% e popullsisë botërore vuan nga skizofrenia, e cila është shumë më e zakoshme seç ju mund ta mendoni. E thënë shkurt skizofrenia prek 5 në 1000 veta.

7 gjëra rreth skizofrenisë, që i mësoni tani!

Miti numër 3: Njerëzit që kanë skizofreni janë të paparashikueshëm, çka i bën të rrezikshëm për shoqërinë

Këtë ide na e kanë ngulitur në kokë filmat hollywood- ianë. Skizofrenët nuk janë më shumë agresivë se njerëzit e tjerë. Madje, në të shumtën e rasteve bien viktimë e agresivitetit, në vend që të jenë vetë ata agresorët. Mbase disa prej tyre mund të kenë sjellje antisociale, gjë që mbahet nën kontroll me medikamente.

7 gjëra rreth skizofrenisë, që i mësoni tani!

Miti numër 4: Gjëja më e keqe e skizofrenisë janë halucinacionet

Po, halucinacionet dhe iluzionet janë arsyeja kryesore që i shtyn njerëzit të reagojnë çuditshëm dhe të konsultohen me psikiatristë. Por në ditët e sotme, halucinacionet mund të kurohen fare lehtë me disa medikamente të quajtura antipsikotikë. Në fakt gjëja më e keqe e personave që vuajnë nga skizofrenia nuk është të paturit halucinacione, por efektet anësore që këto ilaçe shkaktojnë: vështirësi për të punuar, për të patur miq, përgjumje, ngurrim për të komunikuar apo mungesë emocionesh.

7 gjëra rreth skizofrenisë, që i mësoni tani!

Miti numër 5: Vetëm skizofrenët dëgjojnë zëra

Nëse dëgjon zëra në kokë, herë pas here konsiderohet diçka normale. Është vërtetuar shkencërisht se 5- 15 % e të rriturve kanë halucinacione dhe dëgjojnë zëra në kokë gjatë jetës së tyre. Madje mund të ketë më shumë njerëz se kaq por thjesht nuk tregojnë nga frika se do të quhen të çmendur. Kjo ndodh kur dikush ndihet i lodhur, i stresuar apo i përgjumur.

7 gjëra rreth skizofrenisë, që i mësoni tani!

Miti numër 6: Skizofrenia zgjat përgjithmonë

Kjo në fakt është diçka e paparashikueshme. Sipas statistikave, 25% e të prekurve kanë patur vetëm një episod të tillë dhe më pas e kanë vazhduar jetën normalisht. Disa të tjerë mund të kenë patur më shumë episode por kjo nuk ka patur një ndikim të madh tek ata.

7 gjëra rreth skizofrenisë, që i mësoni tani!

Miti numër 7: Skizofrenia zhvillohet shumë shpejt

Sëmundja në fakt zhvillojhet shumë ngadalë dhe në fillim është gati e pamundur për t’u identifikuar. Shenjat e para mund të duken shumë të zakonshme: vështirësi në punë, komunikim, përqëndrim apo në të nxënit. Më pas situata përkeqësohet dhe individi nis e dëgjon zëra apo pëshpërima vazhdimisht.