
Mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ solli rastin tronditës të një rrjeti pedofilësh të cilët abuzojnë përmes rrjeteve sociale me të mitur në Shqipëri dhe Kosovë. Ky fenomen duket se ka lulëzuar edhe më tepër kohët e fundit për shkak se në vendin tonë nuk ekziston një ligj kundër pedofilisë në rrjete sociale.
Rasti konkret që u trajtua në emision ishte ai i një burri, mbi 40 vjeç i cili përdorte Facebook-un për të komunikuar me fëmijët, kryesisht me djem të cilëve u kërkonte favore seksuale.

Gjatë bisedës, ai i thekson se nuk i intereson mosha dhe i kërkon të hapë kamerën për të folur më nga afër. Një informacion i tillë u verifikua nga gazetarët e ‘Fiks Fare’ dhe rezultoi se profili i tij kishte mbi 4000 miq, 80% e të cilëve ishin minorenë.
Për ta vërtetuar dhe më pas për ta dënuar këtë krim, gazetarët hapën 2 llogari në Facebook, të një vajzë dhe një djali, përkatësisht nga 13-vjeç. Bidedat e chat-it bëheshin gjithnjë e më seksuale, duke i treguar djalit minoren veprimet që do t’i bëjë për t’i hequr turpin. Kur 13-vjeçari vononte në kthimin e përgjigjeve, ai e kishte marrë mbi 10 herë në telefon përmes Facebook-ut.

E njëjta situatë u paraqit edhe në bisedat me vajzën, të cilën e pyeste nëse ishte ose jo e virgjër. Pas interesimit të emisionit rreth kësaj çështjeje të rëndë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë është shprehur se për ta është e ndaluar të stimulojnë raste të tilla, për të arritur tek abuzuesit.

Nga ana tjetër, Vasilika Hysi, nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve është shprehur se situata është tepër e rëndë dhe duhet ndryshuar menjëherë.