Nuse

6 gjëra që duhet të dijë patjetër një nuse e turpshme para dasmës

7 Maj 2018

6 gjëra që duhet të dijë patjetër një nuse e

Çdo vajzë e njeh mirë veten dhe pak a shumë e ndjen si do të jetë në ditën e saj të dasmës. Disa mezi e presin që e gjithë vëmendja të jetë tek ato, ndërsa të tjera i kap paniku...Thjesht sepse janë introverte. Por atë ditë duhet bërë gjithçka që emocionet dhe turpi të zhduken dhe ju të shijoni çdo moment të festës.

Si ta bëni këtë ua themi ne!

1. S’je e detyruar të ngresh një dolli për të gjithë!

Nëse nuk do, mos e bëj dhe pikë. Rreziku që t’ju merret goja dhe të ngatërroni fjalët është i madh. Kështu që shmangeni dollinë. Përshëndesni me një levizje koke dhe një buzëqeshje...

2. Nëse doni patjetër të mbani ndonjë fjalim, mund ta bëni me fletushka të vockla

Kujto që nuk je në konkursin e gjimnazit, por martohesh! Nëse fjalët nuk të vijnë nga emocionet, por do të bësh se s’bën një deklaratë të vockël, shkruajini diku dhe lexojini. Në fund të fundit po thoni ato që ndjeni.

3. Premtimet kushtuar njëri-tjetrit mund t’i bëni në mënyrë private

Mund ta imagjinojmë se sa e sikletshme është për një nuse introverte të shprehë dashurinë në mes të 100 vetave. Uhh, ngjan si makth, kështu që më mirë shmangeni. Premtimet duken më bukur kur bëhen në fshehtësi të plotë. Dasma është për të festuar dashurinë, kështu që kërceni!

4. Madje, e gjithë ceremonia mund të jetë shumë private

Nëse e shihni që po stresoheni sa herë mendoni për dasmën dhe zhurmën me të cilën vjen, hiqni dorë! Kujtohuni se duhet ta bëni atë ashtu siç ndiheni ju më mirë, jo siç nëna juaj ekstroverte do të dëshironte. Nëse ju shijon të jeni krah partnerit, familjarëve dhe miqëve më të ngushtë, mos u mendoni 2 herë.

5. S’keni pse bëni një kërcim të parë ndërkohë që po ju shohin të gjithë!

Oh Zot!  Përveç stresit se lëvizjet duhet të jenë të koordinuara, kujton çdo sekondë që po të shohin të gjithë. Dhe me shumë gjasa po komentojnë për ty. Kjo të bllokon tërësisht dhe je gati të ulesh. Por pse të kalosh gjithë këtë situatë? Thjesht zgjedh të mos e bësh dhe kaq. Nata është e gjatë.

6. Merrni kohën që ju duhet gjatë gjithë mbrëmjes

Nëse e dini që do të jeni gjatë gjithë kohës jo dhe aq në humor, bëni diçka. Harrojini të ftuarit dhe hani. Ose pini. Thjesht bëni diçka që e dini që do t’ju sjellë në tërëzi. E dimë që dasma mund t’ju duket sikur s’mbaron kurrë!

Burimi: The Huffington Post

 

 

 

Moda e ka ndarë mendjen