Transformim total

Fiksimi im ishin të pasmet dhe jeta më ndryshoi pasi i bëra!

7 Maj 2018

Fiksimi im ishin të pasmet dhe jeta më ndryshoi pasi i bëra!
Foto ilustruese

Për vite me radhë mbipesha ka qenë problemi im më i madh. Më dukej sikur kilogramët e tepërt po mbysnin jetën time, e cila për hir të së vërtetës mund të ishte ashtu siç e kam ëndërruar gjithnjë. Gjithsesi, trupi im  nuk ndikoi as në dëshirën time për tu bërë ajo qëjam sot dhe as në vullnetin për ta arritur atë.

Mëkujtohet që ishte vetëm një moment në të cilin vendosa se do t’i heq shumë shpejt kilogramët që rëndonin dhe më vështirësonin edhemë tepër përditshmërinë. Nisa dieta drastike për të cilat sot pendohem. Haja vetëm njëherë në ditë dhekjo bëri qëdobësimi im tëishtekrejtësisht i pashëndetshëm.

Përpos strijave, të cilat për hir të së vërtetës i prisja, lëkura ime u var dhe pjesa që pati ndryshim rrënjësor ishin të pasmet. Më dukeshin një tmerr. Pa formë,  aspak të tonifikuara, por të mëdha. Se si ishin mund ta imagjinoni vetë. Çdo ditë e më tepër e ndieja të nevojshme se diçka tek ato duhej ndryshuar.  Për shumë kohë tmerrohesha sa herë vinte sezoni i plazhit.

Në biseda kafenesh me miket, kjo ishte tema që mëinteresonte më shumë. Palestrën e kisha provuar, por koha s’priste. Doja rezultate të shpejta. Kisha dëgjuar që bëheshin edhe ndërhyrje, por të them të drejtën stepesha. Nuk i kisha kushtuar kurrë vëmendje thjesht sepse kisha frikë. Për herëtëparë dëgjova për Gluteoplastikën dhe rimodelimin e vitheve, ose siç njihej ndryshe LATO B.

Isha e qartë kur i tregoja atyreformën tëcilën doja të kisha për vithet e mia dhe më thanë që një rezultat të tillëmund ta arrija. Sigurisht që as që kisha ndërmend tëlija tëpasmet e mia në duar të pasigurta kirurgësh.

Me ato vithe do të jetoja përgjithmonë. Kërkova shumë, por ngeca vetëm tek Dermo Life. Datonte qëprej vitit 2002 dhe nga gama e shërbimeve kuptova se eksperienca për ta ishte gjithçka dhe nuk kishte asnjë dallim nga klinikat estetikeqëgjenden nëperëndim.

Gjithsesi, nuk isha 100% e bindur, por e kisha ndarë mendjen që do tëshkoja dhe të flisja nga afër me një kirurg. Klinika ndodhej nërrugën Petro Nini Luarasi në Tiranë dhe falë instruksioneve ishte lehtësisht e gjindshme.  U ndjeva mirë që në hyrje. Nuk mu desh të prisja për asnjë sekondë. Pasi u futa në zyrën e konsultimit, ç’ka më bëri përshtypje ishin disa nga punimet e klinikës.

Prova e transformimit të pacientëve. Dhe ja, ajo që më duhej ishte para syvetë mi. Për herë tëparë imagjinova se si do të dukeshin tëpasmet e mia nëse i nënshtrohesha një operacioni. Më ekzaltonte ideja e vitheve të bukura, por duhet të dija si mund të arrija deri këtu.

Kirurgu italian më tregoi se për rimodelimin e vitheve mund të aplikoheshin disa teknika. Më treguan për liposukscionin, aspirimin e dhjamit në zonën e kofshëve dhe hijeve. Kështu vithet do të dukeshin ashtu siç në fakt duhet të duken. Metodat që përdoren ndonëse mi sqaruan me detaje të them të drejtën nuk i kuptoja për shkak të gjuhës shumë mjekësore, por çfarë më mbeti  në mendje ishte se flitej vetëm për teknikat  më të sofistikuara në nivel global.

Do gënjeja nëse do thoja që nuk më frikësoi ideja e njëoperacioni, por buzëqeshja më erdhi kur ai mëtha se nuk do të mbetet asnjë shenjë nga ndërhyrja. Nuk mendova më tepër. Unë besoj në energji dhe kisha diçka që më thoshte se s’kisha ç’prisja më për të caktuar ditën e operacionit. Ashtu bëra. Mbaj mend që atë ditë  përpiqesha të mposhtja frikën vetëm duke imagjinuar vithet e mia të reja dhe fustanet që do vishja më pas.

E di, tingëllon sipërfaqësore, por as që e imagjinoni me ç’ankth e prisja. Operacioni zgjati rreth 2 orë e gjysmë dhe e mora veten shumë shpejt, kjo falë asistimit të mjekëve të  Dermo Life. Ishin aty për mua derisa mora veten plotësisht. E admirova aq shumë atë lloj shërbimi, sa për një çast harrova që pjesa më e bukur s’kishte ardhur ende.

Fiksimi im ishin të pasmet dhe jeta më ndryshoi pasi i bëra!

Vithet e mia të rejaaaa!! Mu desh të prisja deri në shërimin e plotë të plagëve dhe heqjen e penjve 2 javë më vonë.

Nuk më besdiste aspak ideja që për 15 ditë pas ndërhyrjes do harroja se si është të flesh me shpinë. Madje as që për 3 javë nuk bëra seks me të dashurin. Fytyra e tij e acaruar buzëqeshte kur unë i ngacmoja imagjinatën duke i përmendur të pasmet, që tashmë i kisha njësoj si vajzat që shihja në Instagram,  sigurisht në harmoni me trupin dhe përmasat e mia.

Pas ndërhyrjes në fakt duhet të mbaja veshur streçe posaçerisht për Gluteoplastikën. U mësova aq shumë me fundshpinën time të re, sa mundt’i mbaja veshur ato gjithë jetën.  E ndjeja rezultatin kudo. Para pasqyrës ndihesha njeri tjetër, aq sa më dukeshin sikur edhe të tjerët tani më shihnin ndryshe. Kisha vithe të ngritura, natyrale, pa dhjam dhe fare celulit. Gjithsesi, kryesorja për mua ishte të mos bëja gabimin e parë që bëra me dietën drastike.

Fiksimi im ishin të pasmet dhe jeta më ndryshoi pasi i bëra!

Vithet duhet të ishin të shëndetshme dhe këtë e vërtetoja pas çdo vizite të mëtejshme që bëja me kirurgun estetik, vizita për të cilat nuk pagova sepse ishinfalas. E gjithë kjo eksperiencë më mësoi se sekreti i gjithçkaje është bashkëpunimi me njerëzit e duhur. Serioziteti dhe përkushtimi bëjnë punë të mira. Siç ishin vithet e mia të reja, të cilat s’dot’ia besoja askujt tjetër përveçse stafit dhe teknikave të Dermo Life.

Shënim: Me klinikën Dermo Life, përpos Instagram-it dhe Facebook-ut, mund të kontaktoni në numrin: 0692099780.