Gruaja e producentit të famshëm Harvey Weinstein,i cili u përfshi në skandalin e madh të ngacmimeve seksuale, ka folur për herë të parë gjatë një interviste për Vogue.
Georgina Chapman, rrëfeu se nuk kishte asnjë dijeni për çfarë thuaj rreth bashkëshortit të saj, i cili u akuzua nga më shumë se 80 gra të famshme dhe jo vetëm për abuzim seksual.
Madje, ish-bashkëshortja u shpreh se nuk e kishte kuptuar kurrë që ai nuk po i qëndronte besnik martesës së tyre.
“Kjo e bën edhe më të dhimbshme. Unë mendoja se kisha atë që quhet një martesë e lumtur. E doja jetën që bëja dhe s’kam dyshuar kurrë se ai po më tradhton. Kurrë. Ai udhëtonte vazhdimisht dhe unë s’kam qenë kurrë nga ata njerëzit e fiksuar për të ditur se ku është dikush me përpikmëri.”- është shprehur Chapman.
Përpos të tjerave, ajo ka treguar se kur skandali i gjigandit të kinemasë shpërtheu në mbarë botën, humbi 5 kilogram në 5 ditë.
“Ishte shumë e vështirë. Në artikullin e parë të publikuar rreth tij ishin ngjarje që kishin ndodhur shumë përpara se ta njohja. Isha lëmsh. Thjesht mora fëmijët dhe ika që atje.”
Georgina dhe Weinstein u martuan në 2007-ën dhe janë prindër të 2 fëmijëve. Në tetor të vitit të kaluar ajo u shpreh publikisht se po largohej nga i shoqi.
“Ka momente në të cilat jam shumë konfuze. Ka momente të tjera që qaj për fëmijët e mi. Si do të jetë jeta e tyre? Çfarë do t’u thonë njerëzit atyre më vonë? Sido që të jetë, ata e duan të atin.”
Edhe pse tërësisht e dërmuarr nga një ngjarje e tillë, ajo u shpreh hapur duke thënë se të gjitha gratë që janë lënduar duhet t’i jepet vendi që meritojnë dhe të respektohen. E ndërsa për veten dhe të vegjëlit e saj, themeluesja e shtëpisë së famshme të modës së lartë, “Marchesa” tha se nuk po kërkon askënd që të mëshirojë për ç’ka i ndodhi familjes së saj.