Ndonëse Kim nuk e ka Instagram- in plot me foto palestre, 38- vjeçarja ushtrohet fuqishëm për të patur trupin e tonifikuar që tanimë e njohim dhe identifikojmë me sy mbyllur.
“Edhe pse [Kim] ka një axhendë shumë të ngjeshur, ajo është shumë e përgjegjshme dhe nuk mungon në asnjë seancë. Është një ndër klientet më të mira që kam.” tha instruktorja personale e Kim, Melissa Alcantara.
Siç ta pret mendja, pjesa e preferuar e Kim- it janë të pasmet. “Kim vdes të punojë sa më shumë me këmbët dhe prapanicën.” Për këtë prapanicën këtu domethënë:
Tani, si të ushtroheni edhe ju si Kim, apo më mirë, si të keni edhe ju të pasma si të sajat?
Fillimisht duhet të dini se ylli i Kardashian- ve ushtrohet për këtë pjesë të trupit, 2 herë në javë.
“Kur është radha e të pasmeve dhe këmbëve, përgjithësisht ushtrohet 1 orë e gjysmë ose e 45 minuta. Kjo për shkakun se këmbët formohen nga një bashkim i disa muskujve, që kërkojnë kohën e duhur për të patur rezultat.”
Po kështu Melissa u sigurua t’i këshillonte të gjithë duke u thënë se nuk është nevoja ta sforcojnë veten. Është e rëndësishme të keni disa ditë pushim pas ditës së këmbëve në mënyrë që t’i jepni mundësi muskujve për t’u qetësuar dhe rritur.
“Duhet të relaksoheni, të mos e lodhni shumë veten përndryshe nuk ka për të funksionuar. Punoni me mend.” u shpreh Alcantara.
Burimi: Women's Health