Shendet i Pergjithshem

Ç’ti shtoni kafesë për ta bërë më të shëndetshme!

22 Maj 2018

Ç’ti shtoni kafesë për ta bërë më të

Një ditë e mirë nis me kafe...e drejtë? Mirëpo përdorimi i përditshëm mund të shtojë kaloritë në trupin tuaj, prandaj hidhini një sy disa trukeve të mëposhtme, të cilat do ta bëjnë kafenë më të shëndetshme.

Ç’ti shtoni kafesë për ta bërë më të

1. Provoni t’i hidhni qumësht bajamesh në vend të qumshtit të zakonshëm. Në rast se nuk jeni alergjik ndaj tyre, qumshti i bajameve është zgjidhje e shëndetshme duke qenë se redukton kaloritë.

Ç’ti shtoni kafesë për ta bërë më të

2. Tjetër përbërës që mund të shtoni është kanella, e cila ka disa përfitime shëndetësore. Studimet thonë se kanella mund të reduktojë inflamacionin në trupin tuaj, që është i lidhur me shëndetin e zemrës. Disa ekspertë të tjerë thonë se kanella ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Ç’ti shtoni kafesë për ta bërë më të

3. Shtoni pak çokollatë pa sheqer ose çokollatë të zezë. Studimet kanë treguar se këta përbërës kanë përfitime të shumta shëndetësore, si balancimi i kolesterolit dhe parandalimi i kancerit.

Ç’ti shtoni kafesë për ta bërë më të

4. Pse nuk konsumoni kafe të zezë? Një filxhan me kafe të zezë mund të jetë i hidhur në fillim, por ju sigurojmë që pas disa kohësh do të mësoheni me shijen. Kjo lloj kafeje, përfshirë këtu edhe ekspresin, përmban më pak kalori dhe është zgjidhja perfekte nëse doni të reduktoni kaloritë.

Ç’ti shtoni kafesë për ta bërë më të

Burimi: Business Insider