Celebrity

Këngëtarja pranon gjithçka: ‘Isha një nënë e keqe, humba veten, tradhëtova burrin’

26 Maj 2018

Këngëtarja pranon gjithçka: ‘Isha një nënë

Lily Allen pranoi se tradhëtoi bashkëshortin e saj pasi kaloi një periudhë të vështirë me famën dhe identitetin. Këngëtarja 33-vjeçare tha në një intervistë se humbi veten dhe fajin e kishin problemet personale gjatë rikthimit në muzikë në 2014-n.

Lily shtoi se tradhëtia ndodhi kur ajo u largua nga skena për t’u fokusuar tek fëmijët dhe aty humbi kontrollin e imazhit.

“Peshoja 88 kg dhe duhej të humbisja gjithë atë peshë. Nuk haja, nuk flija. E kisha pasur gjithnjë në kontroll imazhim, por prej dy vitesh isha thjesht një nënë me shapka dhe pizhama,” tha ajo.

Lily gjithashtu pranoi se vështirësitë me famën e shtynë të tradhëtonte ish bashkëshortin, me të cilin ka dy fëmijë. Ata u ndanë në 2016-n.

Këngëtarja pranon gjithçka: ‘Isha një nënë

“Humba veten. Humba identitetin. Isha një nënë e keqe. As punën s’po e bëja mirë. Zgjohesha në autobuse turi në mes të Wisconsin tërësisht e pirë.

Tradhëtova tim shoq. Doja vetëm të isha me fëmijët. As që po fitoja para.”

Pavarësisht të gjithave, Lily është përmirësuar. Do të nxjerrë në treg një album të ri muajin tjerëtër dhe marrëdhënia me fëmijët është e shkëlqyer